1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Për fillimin e dialogut për liberalizimin e vizave me Kosovën

Në agjendën e takimit të ministrave të jashtëm të BE-së, të hënën në Bruksel, ndodhet edhe paketa e zgjerimit e prezantuar nga komisioneri Rehn. Një nga pikat është mundësia e liberalizimit të vizave me Kosovën. .

Për fillimin e dialogut për liberalizimin e vizave me Kosovën

Për fillimin e dialogut për liberalizimin e vizave me Kosovën

"Problemi i Kosovës duhet zgjidhur sa më shpejt dhe në mënyrë pragmatike," thotë deputeti gjerman Rainer Stinner. "Në se duam që vendet e Ballkanit të lidhen me njëri-tjetrin, atëherë duhet t'u japim atyre mundësi që ta njohin Evropën", argumenton bashkë-partiaku i ministrit të jashtëm, Guido Westerwelle. Stinner nuk është i vetmi, që kërkon fillimin e dialogut për liberalizimin e vizave me Kosovën.

Qysh në shtator të këtij viti, parlamenti evropian pat këshilluar që edhe Kosova të përfshihej në procesin e liberalizimit të vizave për vendet ballkanike. "Kosova përndryshe do të mbetet vendi i vetëm i izoluar në Ballkan", paralajmëron ajo. Sipas Fajon, problemi i vizave është i lidhur me mosnjohjen e Kosovës nga pesë shtete anëtare të BE-së.

Besa Shahini, nga Nisma Evropiane për Stabilitet (ESI) e hedh poshtë këtë tezë me një kundër-shembull: "Tajvani, i cili nuk njihet prej asnjë vendi të Bashkimit Evropian, e ka nisur dialogun për viza dhe shpreson që vitin tjetër kanë me e marrë liberalizimin e vizave,"- thotë ajo.

Fakt është që në radhët konservatore të parlamentit gjerman nuk ka ndonjë eufori shumë të madhe për heqjen e vizave Schengen për shtetasit serbë, maqedonas dhe malazezë. Thomas Silberhorn, folësi i Unionit Kristiansocial për çështje të jashtme, e përshëndet këtë hap, por shton: "Ne nuk duam të importojmë kriminalitet në Evropë. E përshëndesim që Serbia dhe shtete të tjera i plotësojnë kushtet dhe që në fund të këtij viti më në fund do të liberalizojmë vizat për shtetasit e tyre, por ne duhet të përcaktojmë kushte objektive edhe për vendet fqinjë. Prandaj edhe Kosovën nuk duhet ta diskriminojmë, por as ta privilegjojmë."

Fillimi i dialogut me Kosovën nuk është privilegj, thotë Besa Shahini. "Sa më herët të nisë procesi edhe në Kosovë, aq më mirë është për sigurinë e Kosovës", thotë ajo. Besa Shahini beson se shkaku i vërtetë është një argument, i cili nuk mund të thuhet haptazi, sepse BE-ja nuk lejohet të diskriminojë. "Vendet anëtare, ndër ta edhe Gjermania, ku jetojnë një numër i madh kosovarësh, kanë frikë nga vërshimi i imigrantëve ilegalë dhe rritjes së kriminalitetit në vend. Prandaj ajo që ndihmon është një lobim i pandërprerë për fillimin e dialogut me Kosovën". ESI e ka filluar këtë qysh në korrik të këtij viti.

Autor : Anila Shuka

Redaktoi : Aida Cama

  • Data 07.12.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Krkf
  • Data 07.12.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Krkf