1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Për arritjen e një paqeje të vërtetë nuk mjaftojnë vetëm fitoret ushtarake

Ingrid Betancourt u lirua nga mbajtja peng prej kryengritësve kolumbianë majtistë FARC. Kjo është tema qendrore edhe në gazetat e sotme gjermane.

Shtypi për lirimin e Ingrid Betancourt

Shtypi për lirimin e Ingrid Betancourt

Fillimisht në 'Frankfurter Rundschau' lexojmë:

"Kush dëshiron sot me gjithë mendje një ndarje më të mirë të pasurisë në vendet si Kolumbia, kush i konsideron ende korrupcionin dhe veprimet arbitrare si epidemi, ai duhet ta zgjedhë Uriben si idol. Dhe jo edhe grupet si Forcat majtiste të Armatosura të Kolumbisë, FARC. Ndoshta për më tepër një grua si Ingrid Betancourt. Kandidatura e saj presidenciale në vitin 2002, e cila dështoi si pasojë e rrëmbimit mbarte me vete lëndë eksplozive më shumë se sa ndikimi që mund të ushtronin miliardat ushtarake të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe armatës së FARC-ut. Kjo kandidaturë ishte një lëvizje çlirimtare, sepse nuk mbeti peng as e shtresës së lartë të korruptuar konservative kolumbiane as e hipokrizisë së ideologjisë së guerilave", lexojmë në 'Frankfurter Rundschau'.

Ndërkaq nga 'Ostthüringer Zeitung' e cila botohet në Gera shkëpusim: "Me këtë aksion presidenti Alvaro Uribe arriti majat e popullaritetit të tij. Beteja e tij me armikun u shpagua në fund. FARC-u është në shpërbërje e sipër. Gjasat për arritjen e një paqeje të qëndrueshme pas luftës qytetare që po zgjat mbi 40 vjet janë shtuar. Megjithatë për arritjen e një paqeje të brendshme të vërtetë nuk mjaftojnë vetëm ngadhënjimet ushtarake", thuhet ndër të tjera në komentin e gazetës 'Ostthüringer Zeitung'.

Dhe për fund në 'Neue Westfälische' shfletojmë:

"Siç duket një rol të rëndësishëm, ndoshta vendimtar ka luajtur presioni i opinionit publik, i cili arriti në rradhë të parë nga Franca. Ingrid Betancourt nuk ishte në asnjë mënyrë as për kolumbianët vetëm një në mesin e pengjeve. Por popullariteti i saj në Francë ishte dhe është shumë më i madh. Komitetet mbështetëse si dhe fëmijët e Betancourt, Melanie dhe Lorenzo u përkudjesen që mobilizimi i fuqishëm të mos zbehet për asnjë çast në këto gjashtë vite e gjysëm sa ajo u mbajt peng", nënvizon 'Neue Westfälische'.

  • Data 04.07.2008
  • Autor Esat Ahmeti
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/EWE9
  • Data 04.07.2008
  • Autor Esat Ahmeti
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/EWE9