1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Për çfarë protestojnë studentët?

Në tërë Gjermaninë studentët po protestojnë këto ditë për shkak të kushteve të këqija të studimeve në universitete. Grevat drejtohen kundër sistemit të studimeve për gradën master dhe bachelor dhe kundër pagesave.

Për çfarë protestohet?

Për çfarë protestohet?

Disa gjëra duket se nuk ndryshojnë kurrë në universtitetet gjermane. Sallat e leksioneve kanë qenë të stërmbushura edhe para 20 vitesh: ndërtesat ishin në gjendje të mjerueshme, burokracia ishte e tepërt, ndërsa informacionet në fillim të studimeve dhe para provimeve kaotike. Ajo që nuk ka ekzistuar më parë janë studimet moderne për shkallën bachelor dhe master, të cilat për shkak të orarit të dendur të obligimeve janë tepër të ngarkuara. Në disa raste oraret e leksioneve dhe seminareve i ngjajnë një formule tepër të komplikuar matematikore. Dhe në qoftë se për shembull në një prej seminareve nuk ka më vend, atëherë në rastet më ekstreme mund të ndodhë që studenti të humbasë një semestër të plotë studimesh.

Sallat e leksioneve janë të stërmbushura

Sallat e leksioneve janë të stërmbushura

Pagesat për studime nuk kanë sjellë përmirësime

Ajo që nuk ka ekzistuar para 25 vitesh janë edhe taksat për studime. Ato janë futur më vonë me kusht që këto para të shkojnë 100 përqind për përmirësimin e kushteve në universitete. Dhe së dyti, thënë me fjalë të qarta, qëllimi ishte që nga studentët e dikurshëm që i kryenin studimet me lëmoshë, të krijohen studentë të vetëdijshëm, klientë që paguajnë në një sipërmarrje që ofron shërbime serioze. Por tani klientët e thonë me zë se janë të pakënaqur.

Mund ta fitosh përshtypjen madje se mesazhi ka mbërritur atje ku duhet. Për shembull deri tek ministrja e Arsimit, Annette Schavan, e cila ka mirëkuptim për protestat. „Studentët presin që të zbatohen marrëveshjet e arritura në Konferencën e ministrisë së Kulturës. Ata kanë nevojë për sinjale të qarta për ndryshime në strukturën e studimeve, zvogëlimin e detyrimeve dhe përmirësimin e kushteve, me një fjalë, që të bëhet e qartë se marrëveshjet e arritura do të zbatohen.“

Student në protestë në Universitetin e Duizburgut.

Për përmirësimin e reformës së Bolonjës, pra të studimeve të nivelit bachelor dhe master, angazhohen të gjithë.

Për përmirësimin e reformës së Bolonjës, pra të studimeve të nivelit bachelor dhe master, angazhohen të gjithë, edhe presidenti i Konferencës së ministrisë së Kulturës, Henry Tesch si dhe krytari i Këshillit shkencor, Peter Strohschneider. Mirëpo ky i fundit mendon se jo të gjitha drejtimet duhet të shikohen me të njëjtin sy. Sipas tij, shekencat shoqërore kanë nevojë për më shumë strukturë, ndërsa lëmia e inxhinierisë për më shumë kohë të lirë.

Vullneti i mirë për reforma pra nuk mungon, por mungojnë paratë

Këtu shumë shpesh ndeshen dëshirat dhe mundësitë, që u pa edhe nga fjalët e Kancelares Angela Merkel. „Në dhjetor do të këshillohemi me kryeministrat e landeve lidhur me mundësitë që për arsimimin të ndajmë deri në vitin 2015 rreth 7 përqind të produktit bruto. Këshillimet nuk do të jenë të lehta, por do të dëshmojnë gatishmërinë për investime të ardhme.“

Taksat për studime do të mbeten.“

Taksat për studime do të mbeten.“

Në këshillime vështirë se do të arrihet marrëveshje për realizimin e një prej kërkesave të protestuesve, siç është heqja e pagesave për studime. Në këtë pikë, për momentin ekziston vetëm mbështetja e Partisë Socialdemokrate. Ndërkohë që kryeministri i Bavarisë Horst Seehofer, nga Partia Kristiansociale, CSU pohon: "taksat për studime do të mbeten.“

Autor : Michael Gessat / Bahri Cani

Redaktoi : Aida Cama