1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Për çfarë ka nevojë Palestina? - I ngarkuari i BE-së për trainimin e trupave policore viziton Brukselin

I ngarkuari i BE-së për trainimin e trupave policore për rajonet palestineze, Kolin Smith , raportoi (24.6.) në Bruksel mbi punën e tij. Problemi kryesor është mungesa e të hollave dhe e personelit të kualifikuar.

default

Shumica e policëve në rajonet palestineze nuk kanë shumë punë aktualisht: Qysh prej marrjes së pushtetit nga Hamasi, policët e Gazës nuk kanë më kontakt me qendrën në Jordanin Perëndimor, i cili udhëhiqet nga presidenti. Rreth 12.000 policë marrin kështu rrogat, por nuk lejohen të bëjnë ndonjë punë. Madje ata nuk mund të marrin dot pjesë as në programet trainuese të BE-së. Kolin Smith, shefi i misionit, përqëndrohet me grupin e tij të punës, i icili përbehet nga 30 antarë, tek 7000 policët që janë stacionuar në Jordanin Perëndimor. Eksperti i policisë, Kolin Smith, ankohet se trainimi i policëve është i vështirë, sidomos për faktin se mungojnë materialet e duhura dhe infrastruktura: "Nuk vihet në Palestinë për të trainuar për shembull shoferë profesionistë, kur mungojnë totalisht mjetet e qarkullimit."


Ndonëse industria gjermane e automobilëve ka dhënë donacione, vegla dhe mjete te ndryshme, situata në vend mbetet dramatike. Misioni i BE-së për trainimin e e policisë në rajonet autnome palestineze, ka nevojë për rreth 23 milionë dollarë. Deri tani buxheti vjetor përbëhet nga 6 milionë euro. Kolin Smith shpjegon: "Policët palestinezë i kanë të gjitha aftësitë, por atyre u mungojnë mjetet:e komunikimit, radio, kumpjutera. Në të gjitha rajonet e policisë në mbarë Jordanin Perëndimor ka gjithsej 140 kompjuter."


Kolin Smith shpreson se pas konferencës së Berlinit, do të mund ta forcojë grupin e tij të punës në Rramallah me rreth 50 punonjës shtesë. Por edhe zyrat izraelite kanë qënë parimisht kundër një policie të armatsur palestineze. Fundja ata mund t´i përdornin armët e tyre kundër Izraelit dhe këtë gjë nuk e dëshiron kush.


  • Data 25.06.2008
  • Autor Riegert, Bernd
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/EQRm
  • Data 25.06.2008
  • Autor Riegert, Bernd
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/EQRm