1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Përçahet opozita në Tiranë pas samitit të Bukureshtit

Bashkëpunimi për reformat e kërkuara nga NATO, i kushtëzuar me dorëheqjen e kryeministrit Sali Berisha

Pamje nga Tirana

Pamje nga Tirana

Entuziazmi këtë fundjavë në Tiranë për ftesën e anëtarësimit, që NATO i zgjati Shqipërisë pardje, ne Bukuresht, po shoqërohet me preokupimin për të kryer reformat me karakter politik, të kërkuara nga Aleanca..


Rezultatet e dy raundeve të negociatave - njëri për çështjet politike dhe tjetri për ato teknike -do t´i hapin dritën e gjelbër që Shqipëria të bëhet anëtare me të drejta të plota e NATO-s, në samitin e ardhshë, që përkon mëe 60 vjetorin e organizatës, në vitin e 2009 dhe që pritet të zhvillohet në Berlin..


Lista e reformave politike te kërkuara nga NATO është e gjatë. Në krye të saj është reforma zgjedhore, një administratë publike profesioniste dhe jo militante, refomimi i shërbimeve sekrete. Kryerja e tyre ka si parakusht të domosdoshëm bashshkëpunimin mes maxhorancës dhe opozitë.


Por këtë fundjavë opozita paraqitet e përcarë në lidhje me bashkëpunimin me maxhorancën. Një pjesë e saj e kushtëzon atë me dorëheqjen e kryeministrit Berisha, pjesa tjetër deklarohet për bashkëpunim me demokratët e Berishës.


Neritan Ceka, kryetari i partise opozitare Aleanca Demoktratike tha se 'jemi për reforma por ato nuk mund të kryhen përderisa kryeministër mbetet Berisha. Aleanca Demokratike e quan hipokrizi deklarimin e PS se do të bëjë refor,me demokratët por jo me Berishën.

Aleanca demokratike nuk do të marë pjesë në asnjë reformë derisa Zoti Berisha do të jetë kryeministër'.


Perçarja dhe mosmarrveshjet e opozites për këtë çështje u shfaqën qartë mbrëme, kur në protestën e fuqishme të organizuar nga opozita për të përshëndetur marrjen e ftesës së anëtarësimit dhe kërkuar dorëheqjen e Berishës, mungonin kryetarë të partive të vogla të majta, me përjashtim të kreut social- demokrat Skënder Gjinushi..

Deputeti Socialist, Musa Ulqini, anetar në Shqipëri i Keshillit te organizates për anëtarësimin në NATO, ka besim ne bashkëpunimin mes dy dypalëve..


'Janë të gjitha mundësitë , që Shqipëria në vitin 2009, të jetë anëtare më tëdrejta të plota në NATO. Besimin tim e mbeshtes në modelin që ka ofruar opozita në bashkëpunimin me maxhorancën për çështje madhore, që lidhen me reforma të mëdha', tha Musa Ulqini.


Optimiste per bashkëpunimin mes palëve është treguar edhe Kryetarja e Parlamentit Jozefina Topalli.

'Javën e ardhshme do të nisë puna në Kuvendin eShqipërisë, në Komisionet parlamentare, për tiu përgjigjur menjëherë besimit që NATO i dha Shqipërisë në Bukuresht. Bashkëpunimi me opozitën është jetik përtë shkurtuar rrugën e anëtarësimikt në NATO' tha Jozefina Topalli.


Nëse opozita i rikthehet javën e ardhshme, Parlamentit, të braktisur në shenjë kundërshtimi për mbylljen e diskutimeve për tragjedinë e Gërdecit, nëse ajo arrin të dalë me nje zë, t´i jape fund perçarjes së re atëhere ka shpresa që viti 2009 të jetë viti i anëtarësimit të Shqipërisë në NATO.





  • Data 05.04.2008
  • Autor Ani Ruci
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/DcZm
  • Data 05.04.2008
  • Autor Ani Ruci
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/DcZm