1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Përfundon trajnimi i posaçëm i policisë shqiptare për zgjedhjet lokale

23 Prill 2011

Misioni i asistencës ndërkombëtare për policinë e shtetit dhe përfaqësia e OSBE-së në Tiranë do të monitorojnë angazhimin e policisë për procesin zgjedhor të 8 Majit.

https://p.dw.com/p/112t0
Pamje simbolikeFotografi: DW

Për të garantuar rend dhe siguri për zgjedhjet lokale të 8 Majit në Shqipëri, ditën e zgjedhjeve dhe në procesin e numërimit të votave do të përfshihen në shërbim rreth 6500 punonjës policie në të gjithë vendin.

Burime nga Ministria e Brendshme në Tiranë konfirmuan të shtunën për DW-në se ka përfunduar procesi i trajnimit të të gjithë efektivave policore për garantimin e fushatës elektorale për para e pas ditës së votimeve. Me mbështetjen e OSBE-së, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë ka përgatitur një manual xhepi për etikën e policimit sipas Kodit Zgjedhor dhe standarteve të BE-së në këtë aspekt.

Efektivat e policisë do të monitorohen gjatë zgjedhjeve

Zyrtarët e lartë të kësaj Drejtorie gjatë kësaj fundjave formalizuan një kërkesë për misionin e asistencës ndërkombëtare për policinë shqiptare, ICITAP dhe përfaqësinë e OSBE-së që t'i hapë rrugë procesit të monitorimit të gjithë aktivitetit të efektivave të saj në këtë proces. Në dy javët e fundit të fushatës janë regjistruar në disa zona të Shqipërisë incidente të rënda, si përplasje të dhunshme mes simpatizantëve nga forca të ndryshme politike, vënie e lëndëve eksplozive në zyrat elektorale, dëmtime me mjete të forta të automjeteve të aktivistëve partiakë etj.

Autor: Arben Muka

Redaktoi: Lindita Arapi