1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

280610 Bundespräsidenten Rückblick

30 Qershor 2010

Krahasuar me SHBA e Francën kreu gjerman i shtetit është i pajisur me kompetenca modeste. Ai përfaqëson vendin brenda dhe jashtë, mbikëqyr aktorët politikë dhe në rast krize është administrues nevoje i rendit demokratik.

https://p.dw.com/p/O6Js
Flamuri i presidentit gjermanFotografi: picture-alliance/dpa

Presidenti gjerman është përfaqësuesi më i lartë dhe protokollisti shtetëror i republikës. Dhe nga Theodor Heuss-i deri tek Horst Köhler-i të nëntë presidentët e deritanishëm ishin burra. Burra shumë të ndryshëm, ndër ta shtegtari entuziast Karl Carstens dhe këngëtari i pasionuar Walter Scheel.

Köhler-i synonte një politikë të re ndaj Afrikës

Horst Koehler
Presidenti i fundit Horst KöhlerFotografi: AP

Horst Köhler, i cili ishte presidenti i parë që dha dorëheqjen, kishte vënë gjatë periudhës së tij gjashtëvjeçare në detyrë një theks shumë të veçantë: nisma e tij "Partneritet me Afrikën" synonte të ndryshonte sjelljen e Gjermanisë kundrejt botës, dhe para së gjithash me kontinentin afrikan.

"Për mua natyra njerëzore e botës sonë vendoset në fatin e Afrikës. A nuk është një çështje e respektit ndaj vetes që duke pasur parasysh themelet tona, vlerat, historinë në Afrikë, të angazhohemi në mënyrë të ndershme dhe zemërgjerë?"

Presidentët përfaqësojnë vendin nga brenda dhe nga jashtë

Ata duhet të përfaqësojnë Gjermaninë dhe të jenë një simbol i gjallë për shtetin. Për këtë arsye presidentët gjermanë udhëtojnë rreth e rrotull globit dhe e presin botën në selinë e tyre zyrtare, kështjellën Bellevue në Berlin. Johannes Rau, president nga 1999 deri në 2004, bëri 76 udhëtime jashtë vendit. Ai qëndroi si i pari president para parlamentit izraelit, knesetit:

Bildgalerie Johannes Rau
Ish-presidenti gjerman Johannes Rau në audiencë me papa Gjon Palin II në Vatikan, 6 mars 2004Fotografi: AP

"Para popullit të Izraelit përkulem me përvujtni për të vrarët që nuk kanë varre, ku do të mund t'iu lutesha për falje."

Kreu i shtetit gjerman s'ka pushtet të mirëfilltë

Presidentët gjermanë nuk kanë pushtet politik real, por mund të jenë përtej kufijve paralajmërues dhe kritikë të shoqërisë. Si Richard von Weizsäcker-i. 40 vjet pas përfundimit të Luftës II Botërore ai shqiptoi atë që atëherë nuk donin ta besonin ende shumë gjermanë. Fundi i luftës më 8 maj 1945 nuk ishte "Dita e humbjes", tha Weizsäcker-i në një fjalim para parlamentit:

Flash-Galerie Wochenrückblick KW 15 2010 Richard von Weizsäcker wird 90
Ish-presidenti Richard von WeizsäckerFotografi: picture alliance / dpa

"8 maji ishte një ditë çlirimi. Ai na çliroi të gjithëve nga sistemi çnjerëzor i tiranisë nacionalsocialiste."

Fjalimi u përkthye në 25 gjuhë dhe u shtyp dy milionë herë. 60.000 vetë i shkruan presidentit për shkak të këtij fjalimi.

Autor: Richard Fuchs / Elert Ajazaj

Redaktoi: Mimoza Cika-Kelmendi