1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

OSBE: Situatë delikate në Luginën e Preshevës

Komisari i OSBE-së për pakicat, Knut Volebek, e la të hapur mundësinë e zhvillimit të bisedimeve midis përfaqësuesve të shqiptarëve të Lugunës së Preshevës dhe qeverisë serbe për zgjidhjen e çështjeve në këtë rajon.

OSZE Logo OSCE - Organization for Security and Co-operation in Europe Organisation für Sicherheit und Zusammenarbeit in Europa

OSZE Logo

Knut Volebek gjatë vizitës në Preshevë u shpreh, se Situata në Luginë është mjaft serioze dhe ajo kërkon një qasje të veçantë nga ana e qevrisë në Beograd. Popullata e jugut të Serbisë po kalon nëpër sfida të shumta, tha Volebek gjatë qëndrimit (30.01.2013) në Bujanoc. Me këtë rast, Volebek zhvilloi takime të veçanta me liderët politikë të shqiptarëve të Luginës së Preshevës si dhe me zyrtarët e qeverisë së Beogradit.

Komisari i OSBE-së shtoi, se roli i tij dhe i organizatës që ai përfaqëson është të parandalojë konfliktet e mundshme, sidomos në mjediset multietnike. Volebek vur në dukje, se do t'u komunikojë shqetësimin e politikanëve shqiptarë edhe zyrtarëve më të lartë serbë, presidentit dhe kryeministrit, me të cilët do të ketë takime ditëve në vijim. "Besojmë se Beogradi do të jetë i gatshëm për të rishikuar pozitën e shqiptarëve në këtë pjesë të Serbisë, dhe nëse kërkohet ndihma jonë për ndërmjetësim eventual, ne me dëshirë do ta pranojmë", u shpreh Volebek.

Në emër të delegacionit shqiptar me përfaqësues nga partitë shqiptare të Preshevës, në bisedimet e së mërkurës (30.01.2013) u prononcua kryetari i komunës së Bujanocit, njëkohësisht dhe kryetar i Partisë Demokratike, Nagip Arifi. "Zyrtarit të lartë të OSBE-së i parashtruam një sërë argumentesh për problematikën tonë dhe mosrrespektimin e të drejtave nga Serbia. Duke filluar nga prezenca e madhe e forcave serbe të sigurimit, çështjet që kanë të bëjnë me sigurinë, problemet në arsim, kulturë, informim, përfshirjen e shqiptarëve në institucionets shtetërore, etj", tha Arifi.

Zyrtari i OSBE-së Volebek u takua edhe kryetarin e Trupit Koordinues të qeverisë serbe për Luginë të Preshevës, ZoranStankoviq. Ky i fundit deklaroi: "Ne nuk mendojmë se situata është aq e rëndë siç pretendojnë liderët shqiptarë. Shteti po bën gjithçka për tejkalimin e problemeve në këtë rajon". Sipas tij, ndërkombëtarizimi i çështjes së Luginës së Preshevës është i panevojshëm, sepse qeveria në Beograd mund t'i zgjidhë vet problemet me shqiptarët lokalë.

Situata në Luginë të Preshevës nisi të tensionohet sidomos pas heqjes së lapidarit të UÇPMB-së më 20 janar nga ana e forcave serbe të rendit. Si rrjedhojë është mbledhur Kuvendi i Këshilltarëve shqipatarë të komunave Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, ku përveç gjykimit të rastit është kërkuar edhe zgjidhja e problemeve të tjera të shqiptarëve. Pas protestës së 21 janarit në Preshevë është planifikuar edhe një protestë për të premten (01.02.2013)në Bujanoc, përmes së cilës do të kërkohet heqja e lapidarëve të policëve serbë në Luginën e Preshevës si dhe fillimi i dialogut për zgjidhjen e çështjes shqiptare në këtë rajon.