1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

OSBE/ODIHR - Raport paraprak për zgjedhjet lokale në Shqipëri

Pozitive: Karakteri konkurrues dhe transparenca dhe mjedisi i qetë në të cilin u krye votimi. Raporti kritikon rolin e mediave.

Wahlen in Tirana (Albanien), 08.04.2011; Copyright: DW/Arben Muka

Misioni i vëzhguesve ndërkombëtarë të OSBE/ODIHR-it dhe Kongresi i Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Evropës paraqiti sot në Tiranë raportin paraprak për zgjedhjet lokale që u zhvilluan në Shqipëri të dielën e kaluar, më 8 maj.

Cilat janë anët pozitive dhe mangësitë e procesit elektoral, të paraqitura në këtë raport?

Karakteri konkurrues dhe transparenca janë tipari kryesor pozitiv që raporti paraprak i OSBE/ODIHR-it ka konstatuar lidhur me procesin elektoral për zgjedhjet lokale të 8 Majit. Raporti vë në dukje gjithashtu mjedisin e qetë në të cilin u krye votimi.

Por shqetësimi dhe mangësia më e madhe, e konstatuar nga vëzhguesit ndërkombëtarë të OSBE/ODIHR-it është zhvillimi i zgjedhjeve në një mjedis polarizimi dhe mosbesimi të lartë mes koalicionit të partive në pushtet dhe atij të partive në opozitë.

Dy partitë e mëdha, PD dhe PS, njëlloj si në zgjedhjet e mëparshme - vëren raporti - nuk i kryen detyrat e tyre elektorale në mënyrë të përgjegjshme, gjë që ndikoi negativisht në administrimin e krejt procesit. Të dyja këto parti, për fat të keq, abuzuan me rolin e tyre në administrimin e zgjedhjeve për të vazhduar betejën e tyre politike.

Sugjerimi i vëzhguesve ndërkombëtarë të OSBE/ODIHR-it është domosdoshmëria e bashkëpunimit mes aktorëve politikë për forcimin e proceseve elektorale. Lidhur me rolin e medias, raporti pararak i OSBE/ODIHTR-it konstaton se një pjesë e mirë e kanaleve televizive të Tiranës iu bashkuan njërës apo tjetrës nga dy partitë e mëdha, gjë që sipas raportit, dëshmoi mungesën e një medieje elektronike vërtet të pavarur.

Mr. Jonathan Stonestreet the head mission of OSCE/ODIHR in Albania -- pictures from Tirana to illustrate the background on the prelimnary statement of the OSCE/ODIHR for the local elections in Albania Author: Arben Muka / DW Correspondent in Albania Time: 10.04.2011 Place: Hotel Sheraton, Tirana / ALBANIA

Jonathan Stonestreet

Lidhur me përmbushjen ose jo të standardeve ndërkombëtare nga zgjedhjet lokale të 8 majit, Johnatan Stonestreet, kreu i misionit të vëzhguesve ndërkombëtarë të OSBE/ ODIHR-it, tha në konferencën për shtyp ku u paraqit raporti paraprak:

“Është ende herët për të përcaktuar nëse këto zgjedhje ishin të lira, të ndershme dhe në përputhje me standardet ndërkombëtare”

Stonestreet tha gjithashtu se misioni afatshkurtër i vëzhguesve ndërkombëtarë do ta zgjasë qëndrimin e tij në Shqipëri edhe me dy jave të tjera për të vëzhguar procesin e numërimit të votave, proces i cilësuar në raportin ne fjale si transparent. Ai theksoi se është shumë e rëndësishme saktësia në numërim dhe saktësia në administrimin e shifrave nga KQZ-ja.

Autor: Ani Ruci
Redaktor: Pandeli Pani

  • Data 10.05.2011
  • Fjalët kyç KQZ
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/11D1s
  • Data 10.05.2011
  • Fjalët kyç KQZ
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/11D1s