1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

OSBE - ODHIR : Maqedonia shënoi hapa pozitivë në organizimin e zgjedhjeve

Raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale dhe lokale në Maqedoni ka përmbushur shumicën e kritereve të OSBE-ODHIR-it, Këshillit të Evropës dhe standardeve të tjera ndërkombëtare për zgjedhje demokratike.

Qytetarë të Maqedonisë duke votuar - 22 mars 2009

Zgjedhjet në Maqedoni ishin organizuar mirë dhe u zhvilluan në një atmosferë të lirë dhe pa incidente, thotë ODHIR-i dhe OSBE-ja.

Është ky vlerësimi paraprak i misionit vëzhgues të OSBE-ODHIR-it, një ditë pas përfundimit të zgjedhjeve presidenciale dhe lokale në Maqedoni. "Raundi i parë i zgjedhjeve, megjithë disa çështje që lënë hapësirë për shqetësim, paraqesin hap të rëndësishëm përpara. Me kujdes do ta vëzhgojmë edhe raundin e dytë të zgjedhjeve," ka deklaruar Piter Ajker, shef i Misionit të vëzhguesve të OSBE-ODHIR-it.

Burrë duke ndihmuar në qendrën e votimit

Zgjedhje në pajtim me shumicën e standardeve evropiane

Zgjedhjet ishin të organizuara mirë dhe u zhvilluan në një atmosferë të lirë dhe pa incidente. Njëherësh, rezultate pozitive janë shënuar edhe gjatë numërimit të votave. "Jam e entuziazmuar, që mund të konkludoj se Maqedonia ka bërë disa hapa pozitivë në rrugën drejt demokracisë. Parregullsitë dhe mosbesimi në zgjedhje janë sfida me të cilat duhet të ballafaqoheni. Por, është e pakontestueshme se Maqedonia ka arritur përparim në mbajtjen e zgjedhjeve, sipas standardeve ndërkombëtare," ka deklaruar Fia Krismas Moler, nënkryetare e Kuvendit parlamentar të OSBE-së, për vëzhgimin e zgjedhjeve.

Ludmilla Svirlloaga, kryetare e delegacionit të Kongresit të autoriteteve lokale dhe rajonale ka thënë, se zgjedhjet lokale u zbatuan në pajtim me shumicën e standardeve evropiane, por ajo konstaton me keqardhje, se fushata lokale ka qenë nën hijen e zgjedhjeve presidenciale. Ndërkombëtarët inkurajojnë qeverinë e Maqedonisë, të marrë parasysh ndarjen e zgjedhjeve lokale nga ato presidenciale.

Posterat e zgjedhjeve në Shkup

Zgjedhjet lokale u ndodhën nën hijen e atyre presidenciale

Në raportin e OSBE-ODHIR-it është vlerësuar pozitivisht edhe puna e KSHZ-së. Paanshmëria dhe transparenca në punën e KSHZ-së kanë qenë evidente, vlerësojnë ndërkombëtarët. Çështjet që lënë hapësirë për brengosje, sipas OSBE-ODHIR-it kanë të bëjë me saktësinë e listave zgjedhore.

Vlerësime pozitive për organizimin e zgjedhjeve të ndershme dhe demokratike ka edhe organizata qytetare për vëzhgimin e zgjedhjeve, MOST. Kjo organizatë ka prezantuar edhe disa vërejtje për procesin zgjedhor, por gjithnjë sipas tyre ato nuk ndikojnë në rezultatin përfundimtar të votave.

Autor: Fatos Musliu

Redaktoi: Aida Cama

DW.COM

  • Data 23.03.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/HI7S
  • Data 23.03.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/HI7S