1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

OSBE në Tiranë: Dekriminalizimi i listave të kandidatëve shumë i ngadalshëm

OSBE/ODIHR hapi zyrtarisht misionin e vëzhgimit për zgjedhjet lokale të 21 qershorit në Shqipëri. Sipas kryetares së misionit, ambasadores Audrey Glover - Dekriminalizimi i listave të kandidatëve po ecën shumë ngadalë.

Ukraine Wahlen Wahlbeobachter Audrey Glover in Kiew

Kryesuesja e misionit të OSBE/ODHIR-it, Audrey Glover

Zgjedhjet lokale të 21 qershorit pritet t'i vëzhgojnë 250 vëzhgues ndërkombëtarë afatshkurtër dhe 24 afatgjatë nga 57 vendet anëtare të OSBE-së ( Organizata për Sigurinë dhe Bashkëpunimin Europian). Kryesuesja e këtij misioni, ambasadorja Audrey Glover, juriste e njohur në Britaninë e Madhe në fushën e mbrojtjes së të Drejtave të Njeriut, këshilltare ligjore në Ministrinë e Jashtme, ka pasur të njëjtën detyrë në zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit 2009-ës. Në një konferencë shtypi, që dha të premten (15 maj 2015) misioni i vëzghgimit për zgjedhjet lokale të 21 qershorit me rastin e fillimit zyrtar të punës së tij, ambasadorja Glover tha: "Roli ynë është të vëzhgojmë procesin zgjedhor dhe jo të ndërhyjmë në process. Misioni ynë nuk është i interesuar tek rezultati i zgjedhjeve por tek procesi zgjedhor”, theksoi ambasadorja Audrey Glover.

Misioni do të vëzhgojë procesin zgjedhor në raport me angazhimet e Shqipërisë si vend anëtar i OSBE-së për të respektuar standardet ndërkombëtare për zgjedhje demokratike dhe legjislacionin e Shqipërisëve. Një sërë çështjesh të procesit zgjedhor si regjistrimi i kandidatëve, përfaqësimi i kandidateve gra dhe vajza, aktivitetet e fushatës elektorale, administrimi i zgjedhjeve, respektimi i procedurave të numërimit të votave, mbulimi mediatik, presioni i mediave mbi kandidatët do të jenë objekti kryesor i punës së misionit. “Është shumë i rëndësishëm integriteti i procesit zgjedhor”, tha Glover.

Cilësia e kandidatëve objekt monitorimi

Në këtë kontekst për misionin ndërkombëtar të vëzhguesve të OSBE/ODIHR-it merr përparësi edhe cilësia e kandidatëve që zgjedhësit do të votojnë më 21 qershor për pushtetin lokal. Dy forcat kryesore politike, PD në opozitë dhe PS në pushtet nuk ia dolën mbanë të arrijnë një marrëveshje lidhur me përjashtimin nga listat e kandidatëve të personave me rekorde kriminale por secila palë deklaron se po e bën pastrimin e listave të saj.

“Dekriminalizim i listave të kandidatëve po ecën shumë ngadalë. Për misionin e vëzhguesve cilësia e kandidatëve është diçka e rëndësishme. Po monitorojmë, do të shikojmë faktet, do të raportojmë dhe japim rekomandimet përkatëse. Të tjera institucione, organizam dhe ente vendosin se çfarë duhet bërë me rekomandimet tona” tha ambadadorja Glover.

Për dekriminalizimin e listës së kandidatëve në zgjedhjet lokale të 21 qershorit po kontriboun edhe BE. Në një deklaratë për mediat, pas miratimit të rezolutës për Shqipërinë në Palamentin Europian, muajin e kaluar, raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europina, deputeti gjerman Knut Flecknstein tha” Brukseli po verifikon kandidatët e dyshimtë si të inkriminuar në zgjedhjet lokale të 21 qershorit.”

Test për hapjen e negociatave të anëtarësimit me BE

Zgjedhjet për kryetarët e bashkive dhe strukturat e tjera drejtuese të pushtetit lokal do të jenë testi i parë për Ndarjen e re Territorialo-Administrative të Shqipërisë, në bazë të së cilës ato do të zhvillohen. Opozita e djathtë nuk ka qënë dakort për këtë ndarje dhe nuk e votoi atë në Parlament. Në një raport të fundit të OSBE/ODIHR-it lidhur me zgjedhket lokale të 21 qershorit shpreh shqetësim për një situatë ku “polarizimi politik mes opozitës dhe maxhorancës së majtë, mosbesimi i përhapur politik mes palëve mund të ndikojë negativisht në zhvillimin e zgjedhjeve, të cilat shihen si një test i rëndësishëm i reformës së pushtetit lokal dhe progresit pas arritjes së fundit të Shqipërisë, marrjes së statusit të vendit kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian”.

Qeveria synon të hapë negociatat e anëtarësimit në shtator të këtij viti. Ecuria normale e procesit zgjedhor dhe respektimi i standardeve ndërkombetare për zgjedhje demokratikre do të jetë një test i rëndësishëm pro këtij synimi.

.