1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

OSBE ka nevojë për reforma

Në ditën e dytë dhe të fundit të samitit të OSBE-së në Astana të Kazakistanit po diskutohet për deklaratën përfundimtare.

default

Në radhët e anëtarëve të OSBE-së ka mosmarrëveshje lidhur me kursin e ardhshëm, që duhet të ndjekë organizata e themeluar në vitin 1975. Ndërkohë që disa shtete dëshirojnë që OSBE-ja në të ardhmen të kujdeset më shumë për çështjet e ekonomisë dhe të financave, disa shtete të tjera kanë synime të tjera. Kazakistani dhe Rusia për shembull synojnë një "hapësirë të përbashkët sigurie nga Vladivostoku deri në Vankuver". Presidenti rus Dmitri Medvedev ankohet që kjo organizatë ka humbur potencialin dhe presitigjin e saj. Mungojnë rregullat e qarta. Nursultan Nasarbajev kërkoi krijimin e një sërë institucionesh të reja. Në funksionin e vendit, që përfaqëson aktualisht OSBE-në, Nasarbajev u bëri thirrje 56 anëtarëve, që të kapërcejnë mosmarrëveshjet. Kazakistani mban akutalisht kryesinë e OSBE-së dhe është vendi organizator i samitit. Presidenti i Turqisë Abdullah Gül u bëri thirrje pjesëmarrësve, që "të dëshmojnë unitet dhe se OSBE-ja është e aftë t'i përballojë detyrat e saj.»

Rigjallërimi i OSBE-së?

OSZE Gipfeltreffen in Astana Kasachstan Dossierbild 3

Presidenti i Kazakistanit Nazarbajev përshëndet kancelaren gjermane Merkel

Kancelarja gjermane Angela Merkel theksoi, se OSBE-ja ka ende mangësi të konsiderueshme si një instrument për zgjidhjen e konflikteve. Organizata është ende larg synimit të një forumi bashkëpunimi për sigurinë, tha Merkel gjatë samitit të OSBE-së në kryeqytetin e Kazakistanit, Astana. Merkel kërkoi me këmbëngulje respektimin e të drejtave të njeriut në të gjitha 56 vendet anëtare të OSBE-së, shprehjen e mendimit të lirë dhe zgjidhjen e konflikteve rajonale. Sikurse krerët e shteteve dhe të qeverive të tjera më parë Merkel nuk përmendi për këtë asnjë vend me emër. Merkel: "Zbatimi më i mirë i respektimit të të drejtave të njeriut dhe të drejtave elementare vazhdon të jetë në rend dite. Dua të theksoj edhe ruajtjen e lirisë së mediave, e cila na duhet prej organizatës. Një temë tjetër është edhe siguria juridike."

OSZE Gipfel Tagung Astana

Shtrëngim duarsh, Nursultan Nasarbajev dhe Hillary Clinton

Ministrja e Jashtme amerikane, Hillary Clinton, kërkoi një rol më të fuqishëm të OSBE-së në Afganistan. Disa shtete të tjera, ndër të cilat edhe Kazakistani, si kryesues i radhës i OSBE-së, kanë kërkuar që OSBE-ja ta shtrijë aktivitetin edhe në sigurinë ekonomike, të angazhohet për ruajtjen e mjedisit dhe për tolerancën fetare.

Samiti i OSBE-së, i pari qysh pas 11 vjetësh, i përfundon punimet të enjten (02.11). Ndërkohë miratimi i deklaratës përfundimtare zhvillohet pa praninë e pjesëmarrësve të nivelit të lartë si kancelarja Angela Merkel, Sekretarja e Shtetit për Marrëdhëniet me Jashtë nga SHBA-ja, Hillary Clinton dhe kreu i Kremlinit Dmitri Medwedew. Të tre këta u larguan pas debatete, që u zhvilluan në ditën e parë të takimit.

Kazakistani mban kryesinë e radhës së OSBE-së

OSZE Gipfeltreffen in Astana Kasachstan

Astana, kryeqyteti i Kazakistanit, vendi nikoqir i konferencës

Kazakistani e para ish-republikë sovjetike, që mban kryesinë e radhës së OSBE-së, kritikohet se nuk i plotëson standardet e organizatës për lirinë e shtypit dhe të grumbullimit, shkel në mënyrë sistematike të drejtat e njeriut dhe presidenti i tij, Nursultan Nasarbajev, praktikon një stil autoritar qeverisjeje. Nursultan Nasarbajev, mikpritësi i samitit, kërkoi që OSBE të angazhohet më shumë në fusha si trafikimi i drogës dhe emigracioni i paligjshëm. Presidenti i Rusisë, Dimitri Medvedev, e refuzoi qartë këtë kërkesë. Në vend të kësaj ai nguli këmbë për rregulla me fuqi detyruese të OSBE-së, si për shembull në administrimin e krizave.

Autor: Vilma Filaj-Ballvora

Redaktoi: Angjelina Verbica

DW.COM

  • Data 02.12.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/QNyz
  • Data 02.12.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/QNyz