1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

OSBE kёrkon armёpushim nё Ukrainё

Luftimet nё lindje tё Ukrainёs janё shkaku qё shumё njerёz kanё marrё arratinё. OSBE kёrkon t'i jepet fund dhunёs. Moska akuzon rёndё Kievin.

Nё konfliktin e pёrgjakshёm nё Ukrainё sekretari i pёrgjithshёm i OSBE-sё, Lamberto Zannier, u ka bёrё thirrje tё gjitha palёve pёr armёpushim tё menjёhershёm. "Luftimet duhet tё ndalen dhe tё fillojnё bisedimet", tha tё enjten (12.06.2014) Zannier nё afёrsi tё qytetit rus Rostov mbi Don. Zannier vizitoi familjet, qё prej luftimeve janё larguar nё vendin fqinj. Nё lindje tё Ukrainё ka pasur sёrish konfrontime tё ashpra mes trupave qeveritare dhe separatistёve prorusё.

Kryengritёsit i bёnё thirrje Moskёs pёr dёrgimin e "trupave tё paqes" nё rajonin e tronditur prej krizёs. "Ne po i mbajmё pozicionet me forcat e fundit. Njёsitё ruse mund tё ndihmojnё pёr t'i dhёnё fund gjakderdhjes", tha udhёheqёsi i separatistёve Denis Pushilin, i cili bёn pjesё nё listёn e sanksioneve tё BE-sё. Republika e vetёshpallur Luhansk u ka kёrkuar disa shteteve, ndёr to edhe Sirisё e Kinёs, qё ta njohin si shtet sovran dhe tё pavarur, tha Pushilin.

Presidenti i ri i Ukrainёs, Petro Poroschenko, sёrish u ofroi bisedime kryengritёsve. Ai do tё negociojё me rebelёt prorusё, nё rast se separatistёt heqin dorё nga dhuna. "Terroristёt duhet tё ulin armёt", deklaroi kreu i shtetit pas njё takimi me guvernatorin e rajonit lindor tё Ukrainёs, Donjeck, Sergej Taruta. Sipas presidentit nuk pёrjashtohet mundёsia e njё tryeze tё rrumbullakёt. Bazё pёr bisedimet duhet tё jetё njё plan paqeje.

Moska ngre akuza tё rёnda ndaj Kievit

Qё pas fitores sё Poroshenkos nё zgjedhje nё fund tё majit ushtria ukrainase i ka pёrforcuar veprimet kundёr separatistёve prorusё. Si pasojё kanё gjetur vdekjen qindra vetё. Ministria e Shёndetёsisё nё Kiev deklaroi, se qё nga fillimi i aksionit ushtarak nё lindje tё vendit kanё gjetur vdekjen tё paktёn 270 vetё, tё paktёn 57 tё tjerё janё plagosur. Qeveria ruse akuzon rёndё tani udhёheqjen nё Kiev. Sipas saj trupat qeveritare ukrainase nё luftё kundёr rebelёve kanё pёrdorur armё tё ndaluara nё nivel ndёrkombёtar.
Ministri i Jashtёm rus Sergej Lavrov kёrkoi tё hetohet lidhur me dyshimet pёr pёrdorimin e bombave me zjarr. Tё dhёnat pёr pёrdorimin e armёve tё tilla janё shqetёsuese dhe nevojitet njё "verifikim urgjent", tha Lavrov, vё nё dukje agjencia Itar-Tass.
Rusia pёrsёriti kёrkesёn pёr krijimin e njё korridori pёr kalimin e civilёve nё Ukranёn lindore. Qeveria nё Kiev duhet tё verё nё jetё premtimet, deklaroi drejtuesi i administratёs sё Kremlinit, Sergej Ivanov.

Matje forcash ushtarake

Nё sfondin e situatёs sё tensionuar tё sigurisё nё rajon, Polonia pёrkohёsisht e tёrhoqi konsullatёn nga Donjeck. Kjo ishte pёrfaqёsia e fundit diplomatike qё mbahej e hapur nga njё vend i BE-sё nё kёtё zonё minierash.
Moska ndёrkaq dёrgoi avionё luftarakё dhe bombardues me rreze tё gjata veprimi pёr tё realizuar njё manovёr pёrreth enklaves nё Detin Baltik, Kaliningrad. Rreth 200 parashutistё do tё stёrviten kundёr "banditёve", njoftoi Ministria e Mbrojtjes nё Moskё, sipas agjencisё Itar-Tass. Nё vendet baltike fqinjё, Estoni, Letoni dhe Lituani ndёrkohё rreth 4700 ushtarё marrin pjesё nё njё manovёr tё NATO-s nёn drejtimin e SHBA-sё.