1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

OSBE: gjendja politike dhe e sigurisë në Kosovë mbeten stabile

Gjendja politike dhe e sigurisë në Kosovë mbeten stabile. Kështu konstaton në një raport OSBE-ja, ne lidhje me të drejtat të njeriut, marrëdhëniet ndëretnike dhe demokracinë

default

Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, në një raport të saj ka konstatuar se, megjithë ndryshimet politike që ndodhën në Kosovë gjatë gjysmës së parë të vitit 2008, gjendja politike dhe e sigurisë ka mbetur e qëndrueshme. Në raport konstatohet se nuk është dëshmuar me anjë fakt frika e serbëve se pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës do të ndodhë një shpërngulje masive e serbëve. Mirëpo, zhvillimet në veri të Kosovës, konstatohet në raport, kanë bërë që të thellohet ndarja etnike edhe përmes zgjerimit të institucioneve administrative paralele serbe. Ndërsa, në pjesën tjetër të Kosovës, rezultati i përpjekjeve për integrimin e komunitetit serb të Kosovës mbetet i paqartë.

Në raportin e OSBE-së, një vend me kritika i është rezervuar gjyqësorit, ku thuhet se gjyqësori kosovar mbetet një ndër institucionet publike më të dobëta. Thuhet se mijëra raste kanë mbetur të pazgjidhura dhe nuk ka asnjë shenjë se kjo gjëndje mund të përmirësohet.

Në raport kritikohet edhe politika kosovare e cila sipas raportit të OSBE-së, ka indikacione për një ndërhyrje politike në rritje në institucionet kryesore, të cilat sipas standardeve ndërkombëtare të të drejtave të njeriut duhet të mbeten të pavarura. Aty numërohen shërbimi civil, gjyqësori, policia dhe mediat. Sa i përket mediave, thuhet se Qeveria dhe Kuvendi kanë treguar pak mirëkuptim për rolin e mediave të lira.

  • Data 08.09.2008
  • Autor Bekim Shehu /Prishtinë
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/FDk7
  • Data 08.09.2008
  • Autor Bekim Shehu /Prishtinë
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/FDk7