1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Organizata për Ndalimin e Armëve Kimike nderohet me Çmimin Nobel për Paqe

Çmimi Nobel për Paqe sivjet iu akordua Organizatës për Ndalimin e Armëve Kimike (OPCW), njoftoi Komiteti Nobel në Oslo.

Çmimi Nobel i Paqes 2013 sivjet i akordohet Organizatës për Ndalimin e Armëve Kimike (OPCW), njoftoi Komiteti Nobel me seli në Oslo, Norvegji. Çmimi do t'i dorëzohet kësaj organizate sipas traditës më 10 dhjetor. Ky çmim shoqërohet me tetë milionë krona (rreth 920.000 euro). Ekspertë të OPCW veprojnë aktualisht në Siri për asgjësimin e armëve kimike të regjimit të Asadit.

OPCW, me seli në Hagë, është një organizatë e OKB-së. Ajo u krijua në 1997 për të monitoruar Konventën ndërkombëtar të Armëve Kimike.

Eshtë hera e parë që inspektorët e organizatës duhet të punojnë në një territor në luftë civile. Për sigurinë e tyre formalisht është përgjegjëse qeveria siriane. Kombet e Bashkuara kanë në Siri edhe një njësi, e cila mbledh informacione për sigurinë, por që nuk është e armatosur. Ajo shërben për të ndihmuar OPCW. Në hapin e parë do të shkatërrohen fabrikat e armëve dhe makineritë në Siri, të cilat mbushin bombat me substanca toksike. I gjithë arsenali i armëve duhet të shkatërrohet deri në mesin e vitit 2014.

Me shpalljen e 0mimit Nobel të Paqes përfundon ndarja e Çmimeve Nobel për vitin 2013. Që nga e hëna (07.10.2013) janë shpallur fituesit në fushat e mjekësisë, fizikës, kimisë dhe letërsisë. Çmimi Nobel i Paqes është i vetmi, i cili nuk jepet në Stokholm, por në Oslo. Atje ai dorëzohet me 10 dhjetor, në përvjetorin e vdekjes së Alfred Nobel