1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Orbani del hapur kundër BE

Kryeministri hungarez Viktor Orban nuk e ka sekret qendrimin e tij kritik ndaj BE. Por politikani konservator nuk guxon të shkëpusë Budapestin nga Brukseli.

Kur Partia Popullore Europiane zhvilloi kongresin e saj për zgjedhjet europiane në fillim të marsit, Viktor Orban u paraqit si mbështetës i Europës. Ai përgëzoi Presidentin e BE Jose Manuel Barroso për shpëtimin e Euros dhe i bëri thirrje Europës të mbrojë vlerat e saj demokratike në krizën e Krimesë.

Një javë më vonë, Orban mbajti një fjalim tërësisht të kundërt përpara mijra mbështetësve të tij. Hungaria, tha ai, është duke luftuar armiq shumë më të mëdhenj dhe më të fuqishëm se sa vendi, duke iu referuar Bashkimit Europian. Qeveria e tij, shtoi ai, duhet të mbrojë familjet hungareze nga "përfituesit, monopolet, kartelet dhe burkokratët imperialistë", duke nënkuptuar komisionerët dhe zyratarët e BE.

Retorika nacionaliste

Dalje të tilla publike janë tipike për Orban, i cili prezantohet si pro-europian i moderuar kur ësthë jashtë vendit dhe nacionalist kur është në Hungari. Që kur ai dhe partia e tij Fidesz, fituan zgjedhjet në prill 2010, vendi është disatancuar retorikisht nga Europa dhe BE.

Sipas filozofit hungarez Gaspar Miklos Tamas, Hungaria ka një ideologji zyrtare shtetërore të re: ai e quan atë "një miks mes nacionalizmit euro-skeptik dhe etnicizmit".

Në fushatën elektorale të saj të vitit 2014, Fidesz u fokusua tek kostot utilitare në Hungari, ku çmimet e energjisë elektrike, gazit, ujit dhe depozitimit të mbeturainave janë të larta. Vitin e shkuar qeveria uli çmimet për kostot utilitare me 10% dhe sërish në shkurt 2014, për të rritur akoma më shumë numrin e mbështetësve të saj. Kjo lëvizje u bë paralelisht me retorikë nacionaliste që kishte në fokus korporatat e huaja të energjisë dhe BE, e cila është duke studuar nëse çmimet e reja shkelin ligjet e BE.

Sipas ekspertëve, taksa mbi vlerën e shtuar prej 27% dhe monopoli shtetëror në disa sektorë, shihen si shkaktarë të kosove të larta të energjisë dhe shërbimeve publike. Por pavarësisht retorikës anti-BE, Hungaria nuk ka plane për tu larguar nga blloku. Politikanët e Fidesz dhe biznesmenët miq ta partisë përfitojnë shumë nga fondet e BE në sektorin agrikulturor.

Është Moska një alternativë?

Në të njëjtën kohë Hungaria është duke parë drejt lindjes për të shtrirë lidhjet e saj të biznesit. Në janar Orban udhëtoi drejt Moskës, ku nënshkroi një marrveshje me presidentin rus Vladimir Putin për një kredi prej 10 miliard Eurosh për të zgjeruar stacionin e energjisë bërthamore në Paks duke përdorur teknologji ruse.

Atomkraftwerk PNPP in Zentral Ungarn

Central atomik në Hungari

Pak javë më vonë Orban udhëtoi drejt Beizhingut për të promovuar më shumë investime kineze në Hungari, duke premtuar se vendi i tij nuk do të ndërhynte në çështjet e brendshme të Kinës. "Kthimi i Orban drejt Lindjes ka pasoja për BE", thotë Dariusz Kalan, studiues i shkencave politike pranë Institutit Polak të Çështjeve Ndërkombëtare. Kina dhe Rusia, argumenton ai, janë dukë përfituar nga strategjia e Budapestit për të dobësuar BE.

Orban shihet si mbështetës i euro-skepticizmit dhe bën thirrje për më shumë autonomi të vendeve anëtare. Ai flet për një "Europë të Kombeve" në të cilën idetë konservatore luajnë sërish një rol të rëndësishëm.

Biznes fitimprurës për Perëndimin

Hochwasser Ungarn Budapest 09. Juni 2013

Budapesti nga lart

Shumë hungarezë nuk mbështesin tendencat anti-europiane të Orban. Sondazhet tregojnë se në një kohë kur është rritur numri i hungarezëve që kanë një mendim negativ për Europën, sërish euro-pesimizmi i tyre është ende poshtë mesatares së BE.

Rritja e pesimizmit për BE ka të bëjë me faktin arritja për tek fondet e BE nuk ishte aq e lehtë sa mendohej, por edhe se shuma të mëdha shkuan sërish në llogaritë e agjencive perëndimore të konsultmit.

Hapja e tregut me BE, ishte një biznes fitimprurës për kompanitë perëndimore, por për vende si Hungaria çoi në kolaps disa sektorë. Shumë ferma dhe prodhues të vegjël, nuk i rezistuan tranzicionit.