1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Ora e zogjve grabitqarë

Irani sipas një raporti të televizitonit shtetëror ka testuar nëntë raketa me rreze të shkurtër dhe të gjatë veprimi duke nxitur kështu tensionet në rajon. Pas testeve të raketave iraniane ka reaguar Izraeli

default

Irani teston raketat në Gjirin Persik

Raketat u ndezën gjatë një manovre të gardës së revolucionit në Gjirin Persik. Ndër të tjera ishte edhe një raketë e re Shahab-3, e cila mund të arrijë Izraelin me një rreze veprimi prej 2.000 kilometrash.

Është ora e zogjve grabitqarë në Jerusalem. Politikanë si Juval Steinic i Likudit opozitar ndjehen të inkurajuar në qëndrimin e tyre. Steiniç përsërit kërkesën e tij për një qëndrim të vendosur kundër programit atomik iranian. "Ta bëjmë fare të qartë. Sikur këto raketa një ditë të pajisen me koka shpërthyese nukleare, ky do të ishte një rrezik i madh për Izraelin dhe një kërcënim i madh për të gjithë Evropën Perëndimore. Prandaj duhet të bëjmë me të vertetë gjithçka, për ta ndaluar programin nuklear iranian, përpara se këto raketa të marrin efekt shkatërrues."

Janë sukseset balistike të Iranit, që ndezin nga fillimi debatin. Irani sipas të dhënave të veta gjatë një manovre në Gjirin Persik ka testuar disa raketa. Pamje të televizionit shtetëror e tregojnë këtë. Eshte testuar edhe versioni më modern i raketës Shahab-3-, që me një rreze veprimi prej 2000 kilometrash mund të arrijnë çdo cak në Izrael.

Si mendojnë vetë izraelitët?

Në plazhin e Tel Avivit lajmin e di gjithkush. Por frikë prej kësaj shumica nuk kanë ende: Një pushues thotë: "Janë shumë të rrezikshme ato, që dëgjojmë. Por tani për tani bëhemi merak për kandilat e detit dhe vajza ime do një akullore. Shpresoj, se nuk do të ndodhë asgjë e keqe. Por ne duhet ta marrim seriozisht Iranin."

Një pushuese tjetër: "Unë nuk mendoj, që Irani ta ketë guximin për ta sulmuar Israelin. Unë ndjehem e sigurtë. Ata e dinë se n.q.se sulmojnë Israelin, Israeli do t´i shkatërrojë ata." Më së shumti spekullohet, që Israeli duhet të sulmojë Iranin, për të shkatërruar impiantin atomik iranian, reaktorin dhe centrifugat, për të cilat nuk dinë në fakt ekzaktësisht, se ku ndodhen.

Pyetja e përhershme e opinioni publik izraelit?

Asnjë ditë nuk kalon, që gazetat dhe televizioni të mos njoftojë për mundësinë e një sulmi. Komentatorët izraelitë pyesin, se përse lejohet që të spekullohet kaq shumë. A kanë SHBA-të ndonjë interes për ta trembur Iranin? Apo qeveria Olmert do të largojë vemendjen nga problemet e saj? Plotësimi i fundit të të gjitha spekullimeve vjen nga një punonjës i mëparshëm i Pentagon-it. Profesor Anthony Cordesman bëri të ditur gjatë një referimi në Israel se Uashingtoni nuk i ka dhënë Izraelin „dritën e gjelber“ për ndonjë sulm. Përmes kësaj e ndjen veten se ka të drejtë deputeti Arieh Eldad i unionit nacional me orientim të djathtë. Ai beson, se qëndrimi i bashkësisë ndërkombëtare nuk do të ndryshojë asgjë as pas testeve të raketave iraniane. "Për fat të keq këto prova nuk do t´i bindin as Europën dhe as SHBA-të, për ta ndaluar ushatarakisht programin atomik iranian. Duket sikur, Israel lihet i vetëm me këtë vendim. Unë them sa më parë, aq më mirë."

Për ta dëshmuar këtë politikanë si Eldad u referohen sanksioneve tepër të dobëta kundër Iranit. Kështu psh eksportet amerikane për në Teheran në kohën e qeverisë së Bushit janë dhjetëfishuar, me mallra eksporti instrumente muzikore, kosmetikë, cigare, peliçe dhe farë buajsh.



  • Data 10.07.2008
  • Autor Torsten Teichmann
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/EZs1
  • Data 10.07.2008
  • Autor Torsten Teichmann
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/EZs1