1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Optimizëm por edhe pasiguri: Pritshmëritë e Kosovës nga samiti i Sarajevës në 2 qershor

Politikanët kosovarë presin që gjatë samitit të Sarajevës të konfirmohet perspektiva evropiane e vendeve të Ballkanit. Kosovën do ta përfaqësojë ministri i Jashtëm, Skënder Hyseni.

default

Pamje simbolike

Përfaqësues të institucioneve të Kosovës, thonë se pjesëmarrja e Kosovës në samitin e Sarajevës në nivel të barabartë me të gjithë pjesëmarrësit është një sinjal i mirë për perspektivën evropiane të Kosovës. Në samitin e Sarajevës, Kosova do të përfaqësohet nga ministri i Jashtëm i saj, Skender Hyseni, i cili për momentin ndodhet në një vizitë zyrtare në Francë.

Kosovo Außenminister Skender Hyseni

Skender Hyseni

Kosova pret mesazhin e perspektivës euroatlantike

Zëvëndësministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Vlora Qitaku i tha DW-së, se për Kosovën është shumë i rëndësishëm mesazhi që do të jepet nga samiti i Sarajevës, jo vetëm thjesht përfaqësimi i Kosovës

Qitaku: "Ky mesazh besoj se do të jetë mesazhi i perspektivës euroatlantike për të gjitha vendet e rajonit. Ju e dini se bashkëpunimi rajonal është parakusht për procesin e integrimeve evropiane, në këtë kontekst, Kosova ka dhënë shembuj në vazhdimësi dhe na vjen mirë që sinjale bashkëpunimi po fillojnë të jepen edhe nga vende tjera".

Nga Kosova për në samitin e Sarajevës do të udhëtojë edhe shefi i UNMIK-ut, Lamberto Zannieri. Zëdhënësi i UNMIK-ut, Rasell Geekie, konfirmoi për DW, se Lamberto Zannieri në këtë samit do të përfaqësojë vetëm UNMIK-un dhe jo institucionet e Kosovës. Ende nuk dihet nëse Zannieri do të flasë në samit shefi i UNMIK-ut. Sipas zëdhënësit, Geekie, kjo varet nga organizatorët e takimit.

Kosova dhe UNMIK- u në samit. Si e sheh Kosova këtë përfaqësim të dyfishtë

Pjesëmarrja e shefit të UNMIK-ut, në samitin e Sarajevës nuk përbën problem për institucionet e Kosovës. Kjo për faktin që Kosova në samit megjithë vështirësitë do të përfaqësohet nga ministri i Jashtëm i saj, thotë Vlora Qitaku.

“Ju e dini që ne po operojmë në një kontekst paksa të ndërlikuar në kuadër të mekanizmave të BE-së. Kjo për shkak se Kosova akoma nuk është njohur si shtet nga pesë vendet anëtare të BE-së dhe kjo po reflektohet në një relacion sui-generis te Kosovës me Brukselin. Megjithatë ne kemi vënë vijën e kuqe dhe ai është përfaqësimi i barabartë në samit”, thotë Vlora Qitaku.

Optimizmi i përfaqësuesve të diplomacisë kosovare për qasjen serioze që ka Bashkimi Evropian ndaj vendeve të Ballkanit perendimor, nuk ndahet nga analistët e pavarur. Ata mendojnë se nuk duhet pritur shumë nga samiti i Sarajevës. Shpend Ahmeti, analist i pavarur gjatë një konference "Kosova dhe integrimet evropiane" që u organizua në Prishtinë, u shpreh se edhe pse po mundohemi me të gjitha forcat që nga samiti i Sarajevës të dalë një mesazh pozitiv, nuk do të ketë dalë ndonjë gjë e madhe. Ahmeti: "Mesazhi që na vjen neve nga të gjitha kryeqendrat evropiane është që mos prisni shumë nga ky samit, jo vetëm për shkak të lojës së zgjerimit të BE-së, por e dini se Evropa ka aq shumë ka telashe, saqë vështirë se do të merret me problemet e Ballkanit.”

Në samitin e Sarajevës ndërmjet Bashkimit Evropian dhe vendeve të ballkanit që do të mbahet me 2. qershor, mënyra e përfaqësimit të shteteve është zgjedhur sipas modelit “Gimnik”, ku pjesëmarrësit nuk do të identifikohen me flamuj apo simbole të shteteve prej nga vijnë, por vetëm me emrin e tyre personal.

Autor: Bekim Shehu

Redaktoi: Lindita Arapi

  • Data 01.06.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/NeTw
  • Data 01.06.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/NeTw