1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Optimizëm pas konferencës në Kabul

Luftimi i korrupsionit, sundimi i ligjit, siguria, pjesëmarrësit në konferencë presin përparime konkrete në këto fusha, po a është në gjendje qeveria afgane t'i mbajë premtimet dhe afatet kohore?

default

Pjesëmarrës të Konferencës

Një konferencë e tillë nuk ishte organizuar në Afganistan prej dekadash. Pjesëmarrës nga 70 vende dhe organizata të botës. Bashkësia ndërkombëtare dhe qeveria afgane ranë dakord në përfundim të konferencës ndërkombëtare për Afganistanin të zhvilluar kësaj here në Kabul për një plan për dorëzimin e plotë të përgjegjësisë për sigurinë në duart e afganëve deri në vitin 2014.

Në deklaratën përfundimtare thuhet gjithashtu se qeveria e presidentit Hamid Karsai do të marrë të drejtën e kontrollit ndaj gjysmës së parave që ofron bashkësia ndërkombëtare. Mbështetje gjeti edhe plani i Karzait për riintegrimin në shoqëri të talibanëve të moderuar.

"Ne e përshëndesim zhvillimin e mirë të ushtrisë afgane. Vazhdoj të jem i vendosur që trupat afgane të rendit dhe të sigurisë do të jenë të gatshme deri në vitin 2014 që të marrin përsipër të gjitha operacionet ushtarake dhe ato për vendosjen e rendit në të gjithë vendin." - deklaroi optimist presidenti i Afghanistanit Hamid Karsai.

Internationale Afghanistan Konferenz 20.07.2010 Westerwelle

MPJ gjerman Guido Westerwelle

Karsai sqaroi se gjatë muajve të ardhshëm do të diskutohen me aleatët perëndimorë detajet në lidhje me tërheqjen deri në vitin 2014 të trupave të Natos. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Anders Fogh Rasmussen tha në Kabul, se edhe pas dorëzimit të përgjegjësive trupat e NATO-s nuk do të largohen menjëherë, por vetëm gradualisht nga Afganistani.

Një ndër pikat e diskutuara në konferencë ishte programi i posaçëm për riintegrimin e pasuesve të talibanëve. Ky program do t'ua lehtësonte këtë hap atyre personave që duan të shkëputen nga talibanët ngaqë janë të lidhur me ta më tepër për arsye financiare se sa ideologjike.

No Flash Afghanische Polizisten in Kabul

Ky ndryshim strategjik i filluar përpara një viti është për ministrin e Jashtëm gjerman Guido Westerwelle mjaft i rëndësishëm dhe një program i cili do të vazhdojë të mbështetet:

"Ne do ta mbajmë premtimin tonë për të vënë në dispozicion të këtij programi 50 milionë euro, vetëm këtë vit do të japim 10 milionë. Natyrisht që duhet të kemi garanci që këto mjete do të përdoren me efikasitet."

Pra paratë duhet të përdoren aty ku janë vërtet të nevojshme. Një vëmendje e madhe i kushtohet luftës kundër korrupsionit:

"Qeveria afgane ka krijuar një task forcë të re, poste të reja si dhe instrumentë të rinj juridikë. Presidenti Karzai e ka ndaluar me dekret nepotizmin në qeveri. Hapa të rëndësishëm, por ende mbetet shumë për të bërë" - tha ministria e Jashtme amerikane Hillary Clinton.

Autor: Pandeli Pani

Redaktoi: Esat Ahmeti