1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Optimizëm për marrëdhëniet shqiptaro-serbe 7 vjet pas trazirave të marsit

Përfaqësues të institucioneve të Kosovës dhe ata të institucioneve të Serbisë, besojnë se dialogu i rifilluar Kosovë-Serbi mund të sjellë përmirësimin e marrëdhënieve ndërmjet shqiptarëve dhe serbëve.

default

Pamje nga trazirat e marsit 2004

Ish- kryeministri i Kosovës, në vitin 2004, aktualisht ministër i Rendit, Bajram Rexhepi, është i mendimit se relaksimi i raporteve ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve është rruga e vetme për integrime evropiane dhe nuk ka rrugë tjetër. Raportet ndërfqinjësore dhe bashkëpunimin rajonal janë parakushtr për integrime evropiane, mendon Rexhepi.

"Këtë e di edhe Serbia edhe Kosova dhe të gjithë. Shpresh herë po thuhet se në këtë moment Serbia ka më shumë interes për bisedime me Kosovën. Ky është një interes ad-hoc, për arsye se Serbia mund ta përfitojë statusin e kandidatit për anëtarësim në Bashkimin Evropian, por edhe Kosova me ndërtimin e fqinjësisë së mirë ashtu sië e ka me shtetet tjera të rajonit, afrohet me Bashkimin Evropian, siç është liberalizimi i vizave dhe integrimet evropiane.”

Bajram Rexhepi Innenminister von Kosovo

Bajram Rexhepi, ministër Rendi

Zbardhja e ngjarjeve të 17 marsit duhet të marrë fund

Ndërkohë sekretari i shtetit në Ministrinë Serbe për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Oliver Ivanoviq, i cili në kohën e trazirave te marsit të vitit 2004 ishte anëtar i kryesisë së kuvendit të Kosovës, shprehet për Deutsche Welle-n se bisedimet ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit që filluan disa ditë më parë janë vetëm fillimi i një procesi të gjatë. Por, që në fund të fundit sipas tij, mund të sjellin një përmirësim të marrëdhenieve ndërmjet serbëve dhe shqitarëve. Që të arrihet kjo duhen qartësuar disa gjera nga e kaluara dhe njëra nga këto gjëra, janë trazirat e marsit të vitit 2004, kërkon Ivanoviq.

Oliver Ivanovic, Serben-Führer im Kosovo

Sekretari i shtetit në Ministrinë Serbe për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Oliver Ivanoviq

Shpresa për krijimn e besimit mes dy palëve

"Unë personalisht në atë kohë kam pasur biseda më shumë përfaqësues të Bashkimit Evropian por edhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të gjithë ata në atë kohë premtonin se përgjegjësit e këtyre trazirave do të dalin përpara drejtësisë. Të gjitha këto vazhdojnë të mbesin premtime të papërmbushura dhe kjo është një çështje që mund të jetë pengesë për ta rritur besimin ndërmjet serbëve dhe komunitetit ndërkombëtar në njëren anë dhe ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve në anën tjetër.” Krijimin e besimit të ndërsjellë Ivanoviq e vlerëson si një çështje që duhet të ndodhë ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve, mendon Ivanoviq.

Një dozë optimizmi për një përmirësim të besimit ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve, shfaq edhe ish-kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi. “Ka hapësirë që të punohet në krijimin e një besimi minimal. Unë nuk mund të pres besim të plotë, por një besim minimal”, thotë Bajram Rexhepi.

Edhe autoritetet ndërkombëtare në Kosovë disa herë janë shprehur optimiste se dialogu Kosovë- Serbi, mund të përmirësojë marrëdhëniet ndërmjet shqiptarëve dhe serbëve, ku sipas tyre përfitimet nga ky dialog janë të dyanshme.

Autor: Bekim Shehu

Redaktoi: Lindita aRapi

  • Data 17.03.2011
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/10b3q
  • Data 17.03.2011
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/10b3q