1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Optimizëm i rezervuar

Konferenca e donatorëve që u zhvillua të hënën kryeqytetin francez, Paris do të japë më shumë fonde se sa u propozua fillimisht.

Fotografi në grup e konferencës së donatorëve në Paris

Fotografi në grup e konferencës së donatorëve në Paris

Kur kryeministri palestinez, Salam Fayad doli pas përfundimit të konferencës para mikrofonëve ai i përmendi shkurt premtimet financiare që u siguruan nga konferenca. Pyetjet e para që ju drejtuan Salam Fayadit preknin çështjet e pazgjidhura edhe pas konferencës së donatorëve. A ka shpresa kryeministri paletinez që Izrali do t'u japë fund sanksioneve që kanë paralizuar ekonominë palestineze?

"Deri tani nuk ka garanci, por kemi pasur diskutime të mira mbi këtë temë. Ajo që mund të themi me siguri, është se nuk ka për të pasur ndonjë rritje thelbësore të ekonomisë palestineze pa lehtësime të sanksioneve dhe pushtimit, veçanërisht në Gaza, dhe pikërisht në këtë problematikë duhet të punojmë."

Punë të vështira ndodhen para kryeministrit palestinez, Salam Fayad. Kolegu i tij izraelit, Ehud Olmert reagoi i përmbajtur ndaj rezultateve të konferencës së Parisit. Në një deklaratë të shkurtër, Olmerti përshëndeste rindërtimin e infrastrukturës politike dhe ekonomike në zonat palestineze: "Ne do të mbështesim autoritetin autonom palestinez,por nuk do të bëjmë asgjë që kufizon sigurinë e Izraelit."
Olmerti nuk përmendi as lehtësimin e kufizimeve për udhëtimet dhe tregtinë, as të sanksioneve në Rripin e Gazës. Gjithashtu nuk ka asnjë perspektivë për ndalimin e zgjerimit të mëtejshëm të ngulimeve izraelite. Pa këto masa sipas ekspertëve nuk do të ketë sukses plani i zhvillimit të rajoneve palestineze, të cilit konferenca e donatorëve i vuri vulën financiare.
Një problem tjetër mbetet ende i pazgjidhur pas konferencës së Parisit. Si do të vihen në jetë planet e ndihmës në Rripin e Gazës, ku 80% e rreth1,5 milionë palestinezevë që jetojnë atjen janë të varur nga ndihmat. Rripi i Gazës kontrollohet nga Hamasët, të cilët kanë refuzuar kategorikisht rezultatet e konferencës së donatorëve. Zëdhënësi i Hamasve, Favzi Barhum.

"Ne përshëndesim ndihmat financiare dhe politike për popullin palestinez, por refuzojmë ndihmat e dhëna me kushtet e SHBA-ve dhe Izraelit."

Kështu ndihma për Rripin e Gazës do të mbetet sërish vetëm në nivelin e ndihmave humanitare. Ndihma konkrete ekonomike nuk do të ketë, për sa kohe Hamasët kontrollojnë këtë zonë.

Kryeministri palestinez, Salam Fayad nuk e ka ende të qartë se si duhet të zbatojë planin e zhvillimit në Rripin e Gazës. Fayadi këmbëngul ta quajë autoritetin palestinez, përfaqësinë e zgjedhur të të gjithë palestinezëve.
"Ne jemi autoriteti kombëtar palestinez. Ne përfaqësojmë palestinezët edhe në Rripin e Gazës, dhe plani ynë, të cilin e kemi diskutuar me bashkësinë ndërkombëtare, merr në konsideratë nevojat e të gjithë palestinezëve."

  • Data 18.12.2007
  • Autor Tim Assman / Tel Aviv
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Cd5n
  • Data 18.12.2007
  • Autor Tim Assman / Tel Aviv
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Cd5n