1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Opozita socialdemokrate fiton zgjedhjet në Slloveni

Në ish-republikën jugosllave të Sllovenisë u zhvilluan zgjedhjet parlamentare. Dhe opozita i fitoi ato. Megjithë ndryshimin e mundshëm të qeverisë nuk pritet të ndodhë ndonjë tërmet politik.

Borut Pahor, kryetar i socialdemokratëve fitimtarë në zgjedhjet sllovene

Borut Pahor, kryetar i socialdemokratëve fitimtarë në zgjedhjet sllovene

Pak para mesnate Komisioni i Zgjedhjeve në Ljubjanë bëri të ditur rezultatet paraprake të zgjedhjeve parlamentare. Socialdemokratët, kanë fituar me vetëm 12 mijë vota më shumë se Partia Demokratike e Sllovenisë e kryeministrit aktual Janes Jansha (Janez Jansa). Kandidati kryesor i opozitës, Borut Pahor, ka ndër mend të bëhet kryetari i qeverisë së re dhe gëzohet për këtë:

"Suksesi është i madh. Jam i lumtur dhe shpresoj që të gëzohen edhe ata së bashku me mua kanë ëndërruar për këtë ditë."

Socialdemokratët shihen si partia që pasoi Lidhjen e Komunistëve të reformuar pas fundit të viteve tetëdhjetë, në ish-Republikën e Jugosllavisë. Megjithatë nuk pritet që Sllovenia të ndryshojë krejtësisht kursin politik për shkak të rezultatit të zgjedhjeve.

Aleancës së Qendrës së Majtë të përbërë nga Socialdemokratët, Partia Liberale dhe një parti tjetër, dhe të krijuar para një viti, i mungojnë dy ose tre vende për të marrë shumicën absolute në parlament. Pra nevojitet edhe një partner tjetër koalicioni. Ka mundësi që partner të bëhet Partia e Pensionistëve, e cila ka marrë gati dyfishin e votave në zgjedhje, duke arritur 8 përqind.

Borut Pahor, ndodhet prej 12 vitesh në krye të socialdemokratëve dhe ndër të tjera, ndikoi kundër rezistencës së ashpër brenda partisë së tij, për pranimin e Sllovenisë në Nato.

Ai vlerësohet si njeri i ekuilibruar dhe i konsensuseve, kritikët nga rradhët e partisë së vet e quajnë në fakt njeri pa konture. Në mbrëmjen e zgjedhjeve ai foli si një burrë shteti, por pa bërë pohime konkrete për politikën e ardhshme:

"Nëse marrim përgjegjësinë, atëherë duhet të kemi para sysh interesat e secilit dhe të gjithë shoqërisë. Sllovenia ka mundësi të mëdha por edhe probleme. Detyra jonë është që nga problemet të nxjerrim mundësira."

Kryeministri aktual dhe humbësi i zgjedhjeve Janez Jansha, e uron me rezerva kundërshtarin e tij, sepse votat e sllovenëve që jetojnë jashtë vendit nuk janë numëruar ende. Megjithatë, as këto vota nuk do të mjaftonin që partia e dytë e koalicionit në pushtet, NSI, të kalonte pengesën e katër përqindshit. Kampi konservator mbetet i dobët.

  • Data 22.09.2008
  • Autor Jërg Pas
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/FMf3
  • Data 22.09.2008
  • Autor Jërg Pas
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/FMf3