1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Opozita siriane e angazhuar për ndryshime

Luftimet në Siri vazhdojnë edhe më tej, ndërkohë që në Damask do pritet i dërguari special i OKB-së, Lakhdar Brahimi. Grupet opozitare janë të ndara kur flitet për një dialog me regjimin e Baschar Al-Assad-it.

Në foto, Lakhdar Brahimi

Në foto, Lakhdar Brahimi

Pak para udhëtimit të parë për në Damask të të dërguarit të ri special të OKB-së, Lakhdar Brahimi, në Siri ka pasur përsëri luftime të ashpra. Aktivistët për të drejtat e njeriut nga përfaqësia e tyre në Londër kanë njoftuar për luftime intensive në Damask, Aleppo, Homs dhe Hama. Ka pasur të paktën 60 të vdekur. Më parë i dërguari i posaçëm i OKB-së, Brahimi zhvilloi konsultime në kryeqytetin egjiptian Kajro me përfaqësues të Ligës Arabe mbi gjendjen në Siri. Sipas të dhënave të qarqeve diplomatike libaneze këtë të enjte ai udhëton për në Damask. Në plan është edhe një takim me presidentin sirian Baschar al -Assad.

Situatë e rëndë

Në foto, Guido Westerwelle

Në foto, Guido Westerwelle

Ndërkohë ministri i Jashtëm gjerman Guido Westerwelle kërkoi përsëri nga Rusia dhe Kina, mbështetjen e tyre për dorëheqjen e Assadit. "Vetëm në këtë mënyrë mund t'i jepet fund dhunës", deklaroi politikani liberal. Nga dhuna në vend, rreth dy milionë njerëz janë larguar nga vendbanimet e tyre brenda vendit ose në vendet fqinjë. Pikërisht për shkak të kësaj situate trishtuese, grupe të ndryshme opozitare, veçanërisht Komiteti nacional për ndryshime demokratike, (NCC) ka njoftuar për zhvillimin e një konference në Damask.

Opozita jo unike

Në kryeqytet do të takohen të gjithë grupet opozitare brenda dhe jashtë vendit. Por konferenca mund të zhvillohet vetëm nëse regjimi i Baschar al-Assad-it jep garanci që pjesëmarrësit do të jenë të sigurtë. Pa këtë siguri konferenca nuk mund të zhvillohet, deklaroi Haytham Manna, zedhënës i NCC për Deutsche Welle-n.

Pamje nga Siria

Pamje nga Siria

Në qendër të punimeve të kësaj konference parashikohet të paktën një përpjekje për një dialog me regjimin e Assadit. Por kjo nuk është mirëpritur nga të gjitha grupet opozitare. Rafif Jouejati, zedhënës i "Komitetit koordinues lokal në Siri" në bisedë me DW hodhi poshtë çdo dialog me regjimin e Assadit.

Kundër konfensionalizmit

"Në këtë kohë nuk mund të ketë asnjë dialog. Eshtë derdhur shumë gjak në vend. Prandaj unë nuk besoj që mund të ketë një takim ose një dialog me Assad-in. Por në një pikë tjetër grupet e ndryshme opozitare janë unik: në refuzimin e një konfensionalizmi ekstrem. Sepse dhuna në Siri po merr gjithnjë e më shumë karakter fetar.