1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Opozita në Ukrainë shpreson në përkrahjen e Gjermanisë dhe BE

Situatë e tensionuar në Ukrainë. Kundërshtarët e qeverisë kërkojnë reforma kushtetuese. Opozita beson tek roli i Gjermanisë dhe BE për zgjidhjen e krizës politike në vend.

default

Kieve, 18.02.2014

Mijëra kundërshtarë të qeverisë kanë demonstruar para ndërtesësë së Parlamentit në Kiev duke kërkuar ndryshime të Kushtetutës. Opozita po ushtron tani presion për të votuar në Parlament rikthimin e Kushtetutës së vitit 2004, një lëvizje që do të kufizonte fuqitë e presidentit Janukoviç dhe do të çonte drejt mbajtjes së zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare në vend. Kryetari i Parlamentit Vladimir Rybak refuzoi të vinte në rend të ditës në punimet e Kuvendit një kërkesë të tillë. Para ndërtesës u krijua një situatë e tensionuar nga përleshjet mes demonstruesve dhe forcave të policisë. Prej muajsh Ukraina është paralizuar për shkak të luftës për pushtet.

Deutschland Ukraine Opposition Vitali Klitschko und Arseni Jazenjuk bei Angela Merkel in Berlin

Merkel dhe liderët opozitarë ukrainas: Klitschko dhe Jazenjuk

Opozita ukrainase tashmë mbështetet në rolin e fuqishëm të Gjermanisë dhe Bashkimit Europian për zgjidhjen e konfliktit me udhëheqjen politike të vendit. "Ne do të luftojmë deri në fitore“, tha udhëheqësi i opozitës Arseni Jazenjuk pas një takimi me kolegun e tij Vitali Klitschko dhe kancelaren Angela Merkel në Berlin. Politikanja e CDU-së përshëndeti me kët rast hyrjen në fuqi të ligjit të amnistisë për demonstruesit e burgosur në Ukrainë. "Ky është një hap pozitiv. Tani duhet punuar për një progres në reformën kushtetuese“, tha Merkel. Gjatë takimit u bisedua edhe për ndihmat financiare dhe vendosjen e sanksioneve të mundshme kundër anëtarëve të udhëheqjes së vendit, konfirmuan Klitschko dhe Jazenjuk pas takimit.

Për një reformë të re kushtetuese bëhet fjalë për një shumë prej rreth 610 milionë euro. Rusia tashmë ka njoftuar se këtë javë do ti ofrojë Kievit një ndihmë prej dy miliardë dollarësh ose rreth 1,5 miliardë euro. Këtë lajm e bëri të ditur ministri rus i Financave, Anton Siluanov. Në dhjetor, Moska ishte angazhua për një ndihmë prej 15 miliardë dollarësh në mbështetje të ekonomisë së plogësht ukrainase, por deri më tani vetëm 3 miliardë dollarë janë transferuar. Ndihma nga Moska shihet më shumë si një nxitje ndaj presidentit Viktor Janukoviç, i cili po përballet me protesta masive në vend. Trazirat në Ukrainë nisën në nëntor, kur Janukoviç refuzoi të firmoste dy marrëveshje me Bashkimin Europian.