1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Opozita në Tiranë u bie këmbanave të alarmit për afatim e reformës zgjedhore

Një komision i posaçëm parlamentar, i propozuar nga socialistët opozitarë dhe i miratuar në parim nga demokratët në pushet do të formohet gjatë kësaj jave për ta çuar përpara procesin e reformimit të kodit elektoral.

default

Pamje nga Tirana

Shqetësimi i opozitës për dështimin reformës zgjedhore për shkak të mosrespektimittë deritanishëm të afateve kohore ka sjellë një propozim konkret drejtuar qeverisë së djathtë të kryeministrit Berish për të shmangur vënien në pikëpyetje të zgjedhjeve parlamentare të vitit të ardhshëm.

Valentina Leskaj, kryetare e grupit parlamentar të socialistëve opozitarë tha se “ PS kerkon që Brenda kësaj jave të ngrihet një komision i posaçëm për rmiratimin e ndryshimve ne Kodin Elektoral.”


Propozimi ka gjetur konsensusin e maxhorances perte cilen reformimi i kodit electoral perben nje nga angazhimet kryesore pëerballë BE dhe faktorit ndërkombëtar që asiston Shqipërinë për të përparuar në proceset integruese euro- atlantike Astrit Patozi, kryetar i grupit parlamentar të demokratëve në pushtet tha se” maxhoranca e mirëpret propozimin e opozitës.”


A- ja e reformes elektorale konsiderohet prodhimi dhe shperndarja e dokumentave biometrike, moderne te identitetit, per qytetaret e Shqiperise, si shpresa e madhe per ti dhene fund histories se gjate te perdorimit te certifikatave te lindjes nga zgjedhesit dhe mundesise se manipulimit te listave dhe qe ketej te te rezultatit te votimit. “ I kërkojmë qeverisë , tha Valentina Leskaj, të përcaktojë dhe të zbatojë afate kohore për prodhimin dhe shpërndarjen e kartave të identitetit”


Qeveria ka publikuar si date te fillimit te shperndarjes se dokumentave biometrike te identitetit janarin e vitit te ardhshem apo ndryshe pas 6 muajsh.Por opozita tregohet mosbesuese ndaj ketij premtini. “ Kartat e identitetit janë pjesë e dokumentave të tjera të rëndësishme si regjistri themeltar i shtetasve, Një element të mos realizohet në kohë vihet në pikëpyetje gjithë procesi, që rrezikon të dështojë” tha eksperti ligjor në PS, Fatmir Xhafo


Koha qe po ikën dhe nevoja per te realizuar ndryshimet ne kodin eegzistues electoral jane njeshqetesim tjeter I opozites. “ Vonesa në kohë e miratimit të Kodit të Ri Elektoral mund të vërë në pikëpyetje procesin e ardhshëm electoral sepse ka disa afate që duhen zbatuar. Nga shtatori 2009 duhet filluar pun apër zgjedhjet parlamentare të vitit të ardhshëm. Nëse shtyhet miratimi i Kodit të ri do të vihen në dyshim afatet ligjitime normale të përgatitjes së procesit zgjedhor “ theksoi ai.


Gjate kësaj jave pritet që palet të konkretizojne konsensusin në parim për ngritjen e komisionit të posacëm që do të realizoje miratimin e ndryshimve në kodin egzistues te Shqipërise.Reforma zgjedhore mbetet nje nga prioritet e klasës politike të Tiranës. Deri më sot ajo ka ecur përes kundërshtriush dhe zvarritjesh të gjeneruara nga lufta politike e ditës.


  • Data 24.06.2008
  • Autor Ruci, Ani
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/EQ38
  • Data 24.06.2008
  • Autor Ruci, Ani
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/EQ38