1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Opozita në Tiranë: PO- Nato-s, JO- Berishës

Tragjedia e Gërdecit kthen konfliktin e egër mes palëve në Tiranë

default

Pamje nga vendi i katastrofës

Kryetarja e grupit parlamentar të Partisë Socialiste ( PS), Valanetina Leskaj, është nisur sot drejt Bukureshtit. Në delegacionin e lartë të kryesuar nga Presidenti i Repubklikës, ajo i është bashkuar deputetëve të maxhorancës së djathtë qeverisëse.
Udhëtimi dhe pjesëmarrja e përbashkët në ngjarjen historike të samitit të NATO-s në Bukuresht, ku Shqipëria shpreson të marë një ftesë anëtarësimi, nuk pritet të zbusë marrdhëniet mes palëve.

Zonja Leskaj deklaroi para nisjes se opozita ka ndërmarrë hapa institucionalë për të zbardhur ngjarjen e Gërdecit dhe në rradhë të parë përgjegjësinë e kryeministrit Berisha. Një kërkesë me shkrim e opozitës është depozituar në Parlament. Përmes saj i kërkohet Berishës që të dorëzojë një raport me shkrim për ngjarjen. Opozita kërkon të ketë perceptimin e kryeministrit "të zezë mbi të bardhë" pasi sipas saj deklarimet e deritanishme të Berishës janë kontradiktore dhe jo konsekuente, sidomos për dijeninë apo padijeninë e tij për gjithë sa ndodhte në Gërdecin e tragjedisë.

Por Astrit Patozi, kryetar i grupit parlamentar të Partisë Demokratike (PD) të Berishës, i quan akuzat e opozitës krejt të pabaza, të tilla që bien "mbi dikë që nuk ka asnjë përgjegjësi për ngjarjen. Përkundrazi ai bashkë me maxhorancën kanë vepruar me shpejtësi dhe kanë marrë të gjitha masat që jeta në Gërdec të kthehet sa më parë në normalitet."

Ndërkohë tragjedia e Gërdecit, edhe pse kanë kaluar më shumë se dy jave vazhdon të jetë tema e ditës në Tiranë. Numri i viktimave arriti dje në 25 vetë, kur trupat e ushtrisë që gërmojnë terrenin e katastrofës me ekskavatorë, gjetën kufomën e një vajze 19 vjeçare deri dje të humbur, që ishte punëtore në fabrikën e vdekjes, siç po quhet tani vendi ku çmontoheshin predhat. Familjarë të tjerë shpresojnë të gjenden trupat e njërëzve të tyre, që figurojnë në listën e të humburve. Opinioni publik vazhdon të jetë i shokuar. Lideri i PS-së dhe i krejt opozitës Edi Rama, paralajmëron një protestë të madhe qytetare të premten, më 4 prill, pas përfunimit të samitit të Natos në Bukuresht, me sloganin "PO Nato-s , JO- Berishës".

Kriza politike tanimë është një fakt. Opozita ka braktisur parlamentin si kundërveprim ndaj mbylljes së diskutimeve për Gërdecin. Palët kanë ngritur tonet duke akuzuar njëra tjetrën për korrupsion, për llogari bankare në Qipro, Zvicër dhe vende të tjera. Nervozizmi në replikën mes kryetares së Parlamentit Topalli dhe nënkryetarit të grupit parlamentar socialist Braçe është tregues i qartë se normalitetit i marrëdhënieve tremujore opozitë – maxhorancë tani për tani ka marrë fund. "Janë llogaritë bankare që ju kompromentojne" iu drejtua mbrëmë Braçe , kryeparlamentares Topalli. "Do t´i shohim ato llogari për gjithë kryeministrat, ish-kryeministrat, ish-ministrat dhe ish-kryetarit tënd të partisë Socialiste. Letrat do të hapen pa përjashtim" iu përgjigj Topalli.

"Hapjen e letrave" dhe çuarjen e pushtetarëve të korruptuar, të majtë apo të djathtë, sot në pushtet apo në opozitë, shoqëria shqiptare ka vite që po pret të ndodhë. Pas deklarimit të kryeparlamentares Topalli mbrëmë në Parlament mbetet per t´u parë nëse vërtet tragjedia e Gërdecit, 25 jetët e humbura prej saj, do të jenë si pika e ujit që derdh gotën e heshtjes, të kapjes së drejtësisë nga politika.

  • Data 01.04.2008
  • Autor Ani Ruci
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/DYae
  • Data 01.04.2008
  • Autor Ani Ruci
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/DYae