1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Opozita në Tiranë kërkon hapjen e hetimit të ri lidhur me shitjen e armëve Afganistanit nga Shqipëria

Kërkesa e saj vjen pas arrestimit në SHBA të Efraim Diverolit, drejtues i kompanisë amerikane AEY, nënkontraktuese e marrëveshjes mes Tiranës dhe Pentagonit për demontimin e arsenalit të armëve stoqe sovjetiko- ruse.

default

Pamje nga Gërdeci

Nënshtetasi amerikan Efraim Diveroli është një emër i lakuar në mediat politikën dhe Prokurorinë e Tiranës, në përpjekjet e tyre për të zbardhur të vërtetën e shpërthimit tragjik të municioneve stoqe sovjetiko- ruse, më 15 Marsin e kaluar në Gërdec, të Vorës.

Emri i tij lidhej me pozicionin e drejtuesit të kompanisë amerikane në Florida , AEY të kontraktuar nga Pentagoni për blerje të armëve nga vendet ish-komuniste të Lindjes, mes te cilave edhe Shqipëria.

Arrestimi i tij ditët e fundit në SHBA dhe akuza e mashtrimit të Pentagonit përmes shitjes në Afganistan të armëve stoqe të Shqipërisë, të destinuara për t´u demontuar, është pritur me shumë interes nga opozita në Tiranë. Eksponentë të saj kërkojnë që hetimet e Prokurorisë për ngjarjen e Gërdecit të zgjerohen edhe me hetimin e eksportit abuziv të armëve nga Shqipëria, Për opozitën përegjegjësi krzryesore në aferën e shit-blerjes së armve ka kryeministri Berisha.


Erion Braçe, nënkryetar i deputetëve socialistë tha se “opozita kërkon nga Prokuroria të regjistrojë një procedim i ri penal dhe të zhvillohen hetime të zgjeruara, gjithëpërfshirëse dhe të papenguara nga statusi politik i personave përgjegjës. Afera e armëve është një krim i ri, që ndodhet përtej krimit të Gërdecit, ku është përfshirë kryeministri Berisha”


Opozita e akuzon Berishën se ka patur dijeni për aferën e shitjes së armëve në Afganistan. Argumenti i saj kryesor eshtë këmbëngulja  e kryeministrit për miratimin dhe me procedurë të përshpejtuar të ligjit për eksportin e armëve nga Shqipëria.


Rindezja e debatit politik ne Tirane per këtë çështje ka çuar edhe ne akuza ekstreme komplotuese kundër SHBA. Erion Braçe tha se” krimi ku është përfshirë Berisha bën me turp Shqipërinë për implikim të qeverisë së tij për komplot kundër shteteve të Basshkuara të Amerikës,”


Dy muaj e gjysmë pas shperthimit tragjik të Gërdecit, ku  mbeten të vrarë 26 vetë, u plagosën me qindra dhe u shkatërruan me mijëra shtëpi dhe biznese ende nuk ka një rezultat të publikuar të hetimve për përgjegjësit dhe shkaktarët e ngjarjes së rëndë.


Heqja e imunitetit parlamentar ish-Ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu i ka hapur rrugen hetimit të tij nga Prokuroria. Përfshirja edhe e kryeministrit Berisha si përgjegjësi kryesor i Gërdecit dhe i tregëtisë abuzive të armve mes Shqipërisë dhe Afganistat përmes kompanisë amerikane AEY mbetet një nga objektivat e luftës politike të opozitës së majtë në Shqipëri. Gjithsesi rezultatet e hetimve që po kryhen në SHBA do të ndihmojnë në zbardhjen e së vërtetës.

  • Data 23.06.2008
  • Autor Ani Ruci, Tiranë
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/EOgY
  • Data 23.06.2008
  • Autor Ani Ruci, Tiranë
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/EOgY