1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Opozita në Tiranë i jep fund përçarjes në rradhët e saj

Pas tryezës së sotme partitë opozitare arritën konsensus lidhur me aksionin dhe prioritetet politike për të kundërshtuar atë që opozita e quan "presioni politik të qeverisë ndaj drejtësisë."

Nga zgjedhjet lokale 2007

Nga zgjedhjet lokale 2007

Lideri i LSI, Ilir Meta, për herë të parë pas muajve të gjatë të mosmarrëveshjeve të thella me liderin e PS, Edi Rama nuk ka refuzuar ftesën e këtij të fundit për të marrë pjesë në tryezën e sotme të partivë opozitare. "Tryeza pati frymë konstruktive. Jemi tërësisht të vendosur që të bashkëpunojme dhe realizojmë prioritetin kryesor të opozitës që është imponimi i dorëheqjes së kryeministrit Berisha, i cili po ushtron presion mbi drejtësinë lidhur me hetimet për Gërdecin dhe vdekjen në rrethana misterioze të dëshmitarit kryesor, Trebicka."

Por qëllimi i bashkëpunimit për t´i imponuar kryeministrit Berisha dorëheqjen i kalon kufinjtë kohorë të situatës aktuale dhe arrin deri në verën e vitit të ardhshëm, kur në Shqipëri do të zhvillohen zgjedhjet parlamentare. "Nuk mund të garantohen zgjedhje të lira, të ndershme dhe në përputhje me standartet ndërkombëtare me kryeministër Berishën" tha Ilir Meta.

Për Paskal Milon, kryetarin e Partisë Demokracia Sociale, gjetja e gjuhës së përbashkët në këtë tryezë është vetëm fillimi i bashkëpunimit. Partive opozitare u është bashkuar edhe partia "Bashkimi për të Drejtat e Njeriut," e cila ka qenë pjesë e koalicionit të djathtë qeveritar të drejtuar nga demokratët. Pakënaqësitë e saj nga përfaqësimi në pushtët e hodhën këtë parti në krahët e opozitës.

Partia "BPDNJ" bashkohet me këdo që lufton për funksionimin e shtetit të së drejtës si edhe për çështje madhore që kapërcejnë mandatet e koalicioneve dhe të qeverive, çështje që lidhen me të ardhmen europiane. Ajo ndahet me këdo që pengon këtë të ardhme." tha kryetari i saj Vangjel Dule.

Tryezës së partivë opozitare i mungoi vetëm partia "Aleanca Demokratike" e Neritan Cekës, parti qe doli nga Parti Demokratike rreth 15 vjet më parë, si reagim ndaj asaj qe ajo e quajti atëherë "drejtim autoritarist dhe arbitrar të partisë nga kryetari Berisha". Mospjesëmarrjen e tij në tryezën e sotme Neritan Ceka e përligji me rezervat dhe skepticizmin ndaj synimeve të saj. Ai tha se "lideri socialist Rama nuk u është përmbajtur marrëveshjeve me të vegjëlit. Tryeza e sotme synon t´i bëjë presion qeverisë për interesat e tij si kryetar i Bashkisë së Tiranës."

Në qarqet politike të Tiranës ka zëra se Partia e Neritan Cekës do të rikthehet në Partinë mëmë të Berishës dhe do të dalë si pjesë e koalicionit të djathtë në zgjedhjet parlamentare të verës 2009.


  • Data 17.09.2008
  • Autor Ani Ruci / Tiranë
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/FK5N
  • Data 17.09.2008
  • Autor Ani Ruci / Tiranë
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/FK5N