1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Opozita kundër ligjit të ri për përgjimet

Në Tiranë opozita kundërshton projektligjin e qeverisë, për përgjimin e telefonave nga Policia. Të drejtën e përgjimeve telefonike sipas ligjit, e kanë shërbimet sekrete pasi marrin leje nga Prokuroria e Përgjithshme

Telefon

Telefon

Propozimi vjen nga qeveria e djathtë e kryeministrit Berisha. Një nen shtesë në projektligjin për telekomunikacionin kërkon të bëjë të ligjshme përgjimeve telefonike edhe nga policia apo Ministria e Brendshme. Deri më sot këtë kompetencë e kanë vetëm shërbimet sekrete, të njohura si Shërbimi Informativ Shtetëror. Në bazë të disa rregullave, rreptësisht strikte, përgjimet telefonike nga ana e tyre nuk mund të bëhen pa patur më parë leje nga kreu i Prokurorisë së Përgjithshme.

Dhënia e të drejtës së përgjimeve edhe policisë apo Ministrisë së Brendshem është kundërshtuar me këmbëngulje nga opozita. Petro Koçi, deputet opozitar socialist tha në Komisionin paralmentar të Sigurisë se "ne jemi kundër kur mendojmë se përgjimet mund të përdoren për arësye politike, si presion ndaj deputetëve të opozitës."

Por Leonard Demi, kryetar i Komisionit Parlamentar të Sigurisë e sheh dhënien e të drejtës së përgjimeve telefonike edhe policisë si një shprehje të masave për të luftuar më mirë se deri më tani krimin e organizuar. "Është një nen shtesë në projektligj që i jep mundësi policisë së shtetit ta kryeje përgjimin telefonik për të bërë një luftë më efikase kundër krimit të´organizuar dhe llojeve të tjera të krimit që veprojnë që veprojnë në Shqipëri, " tha Leonard Demi.

Një arsyetim i tillë nuk i mbush mendjen opozitës, që duket se nuk merr përgjigje për pyetjet që ngre. "Pse procesi i përgjimit të kalojë në kompetenca të Ministrisë së Brendshme, të policisë? Pse? Nuk ka asnjë lloj justifikimi. Me këtë shtesë shërbimet sekrete dalin jashtë loje, tha deputeti socialist Petro Koçi."

Projektligji i qeverisë parashikon instalimin e një strukture të Ministrisë së Brendshme në sektorin e përgjimeve të shërbimeve sekrete. Por ai parashikon edhe pajisjen me mjete të përgjimit telefonik të zyrës së kreut të akuzes, Prokurores së Republikës, Ina Rama.

  • Data 07.02.2008
  • Autor Ani Ruci / Tiranë
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/D40k
  • Data 07.02.2008
  • Autor Ani Ruci / Tiranë
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/D40k