1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Opozita kërkon që Mubarak të largohet nga vendi

Pas trazirave të përgjakshme në Egjipt, qeveria ka dhënë dorëheqjen. Kundërshtarët e qeverisë këmbëngulin që Mubaraku të largohet nga posti.

default

Egjiptianët i vazhduan natën protestat

Pas trazirave të përgjakshme në Egjipt, qeveria ka dhënë dorëheqjen. Presidenti Hosni Mubarak e bëri të ditur këtë njoftim në televizionin shtetëror. Po gjatë ditës së sotme do të krijohet një kabinet i ri. Kundërshtarëve të qeverisë nuk u mjafton ky hap. Ata këmbëngulin që Mubaraku të largohet nga posti.

Mijëra idhtarë të opozitës dolën nëpër rrugët e kryeqytetit Kairo duke thirrur "Mubarak duhet të largohet nga vendi". Ushtarët zunë pozicionet nëpër udhëkryqe. Rrëmujazhinjë kanë shkatërruar hotele dhe supermarkata. Protesta të reja pati edhe në Aleksandri. Sipas dëshmitarëve okularë forcat e sigurisë përdorën gaz lotsjellës kundër demostruesve.

Gjatë përleshjeve të përgjakshme të ditës së premte, kanë humbur jetën sipas të dhënave të fundit 50 vetë dhe janë plagosur më shumë se 2 mijë. Qasja në rrjetet e telefonisë mobile në Egjip janë lënë sërish të lira. Interneti vazhdon të jetë i bllokuar.

Mobarak iu drejtua kombit

Gjatë ditës së djeshme, për të parën herë që prej shpërthimit të protestave masive 82 vjeçari Hosni Mubarak iu drejtua popullit nëpërmjet televizionit shtetëror, duke mbrojtur përdorimin e dhunës prej policisë dhe ushtrisë. Ai shkarkoi qeverinë dhe premtoi shpënien përpara të reformave politike, ekonomike dhe sociale. Ai u përbetua me forcë për unitetin në popull dhe paralajmëroi, se do të vazhdonte punën në përputhje me kushtetutën.

Mubarak.jpg

Hosni Mubarak iu drejtua popullit nëpërmjet televizionit shtetëror

Presidenti amerikan Barack Obama i bëri thirrje kreut të shtetit egjiptian Hosni Mubarak, të zbatojë vërtet reformat e premtuara. Mubarak duhet të garantojë më shumë demokraci dhe shanse më të mira ekonomike, deklaroi Obama para shtypit në Uashington. Ai kërkoi përmbajtje prej ushtrisë, por iu bëri thirrje edhe demonstruesve, të luftojnë për synimet e tyre pa dhunë dhe shkatërrim. Apeli i Obamës për aleatin më të rëndësishëm në rajonin e Lindjes së Afërme ishte ky: "Kudo në botë qeveritë kanë detyrimin për dialog me qytetarët e tyre". Më parë Uashingtoni kishte kërcënuar me shkurtimin e ndihmave miliardëshe për Egjiptin. Sjellja e policisë dhe e ushtrisë po vëzhgohet më vëmendje dhe mbështetja për vendin arab do të rikonsiderohet, tha zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Robert Gibbs.

Hillary Clinton, MPJ SHBA tha se: „Ne jemi shumë të shqetësuar prej përdorimit të dhunës kundër protestuesve nga ana e policisë dhe e forcave egjiptiane të sigurisë. I bëjmë thirrje qeverisë egjiptiane të bëjë gjithçka mundet për t'i përbajtur forcat e sigurisë.“

Proteste in Ägypten gegen Mubarak Regime Kairo

Gjatë ditës së djeshme (28 janar) u vranë 25 vetë

Kurse kancelarja gjermane Angela Merkel i bëri thirrje pjesëmarrësve: „Iu bëj thirrje të gjithë pjesëmarrësve, para së gjithash qeverisë egjiptiane dhe presidentit, që të lejohen demonstratat paqësore, që liria e mendimit të ketë një shans. Nuk sjell gjë izolimi i njerëzve, kufizimi i mundësive të informimit. Duhet të kemi një dialog paqësor në Egjipt, sepse stabiliteti i vendit kuptohet që është jashtazakonisht i rëndësishëm, por jo duke sakrifikuar lirinë e mendimit.“

Autor: DW/ Elert Ajazaj/ Mimoza Cika- Kelmendi

Redaktoi: Aida Cama

DW.COM

  • Data 29.01.2011
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/106zS
  • Data 29.01.2011
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/106zS