1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Opozita kërkon monitorim të përforcuar ndërkombëtar të zgjedhjeve

Shkuarja në zgjedhje të parakohshme pa arritjen e një konsensusi për ndryshimin e kodit zgjedhor lë hapësirë për manipulime të shumta, vlerëson opozita.

Wahlen in Mazedonien. Aufnahmedatum 01.06.2008, in Skopje, Mazedonien. Zugeliefert durch Boris Georgievski am 23.2.2011. Copyright: DW / Petr Stojanovski.

Pas shpalljes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, partitë opozitare në Maqedoni kanë kërkuar një monitorim më të theksuar nga ana e ndërkombëtarëve. Analistët politikë thonë se Maqedonia ka për obligim të implemetojë të gjitha rekomandimet e OSBE-ODIHR-it për zgjedhje fer dhe demokratike, në të kundërtën Maqedonia do të ndëshkohet me raport negativ nga Komisioni Evropian.

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës ka miratuar vendimin për dërgimin e komisionit ‘ad hoc” për vëzhgimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Maqedoni. Ky komision nuk do të bëjë vetëm vëzhgimin në ditën e votimit, por edhe vëzhgimin e kushteve për organizimin e zgjedhjeve fer dhe demokratike.

“OSBE-ODIHR janë duke u konsulltuar me të gjithë faktorët relevantë pjesëmarës në procesin zgjedhor, me partitë politike, administratën shtetërore, si dhe mediat. Pastaj do të marrim vendim se në çfarë formati është e nevojshme përfshirja e vëzhguesve në këtë proces”, thotë Jans Eshenbaher nga zyra e ODIHR-it në Shkup.

Opozita kritikon mosarritjen e konsensit për kodin zgjedhor

Ex Prime Minister Vlado Buckovski is standing in front of Skopje court after he was sentenced fot three and half yers jail aftre he was found gulty of abuse power while serving as defence minister during an armed conflict in macedonia in 2001. 09.12.2008/Petr Stojanovski

Vllado Buçkovki nga Lidhja socialdemokrate

Partitë opozitare maqedonase dhe shqiptare kanë kërkuar monitorim të përforcuar në zgjedhjet e parakohshme parlamentare nga fakti se në këto zgjedhje Maqedonia ka hyrë pa arritjen e një konsensusi të gjërë politik për ndryshimet në kodin zgjedhor.

“Në zgjedhje hymë pa konsensus për formimin e një mekanizmi për pastrimin e listave zgjedhore. E tërë kjo shton dyshimin se pushteti me çdo kusht dëshiron të falsifikojë rezulatet e votimit”, vlerëson Vllado Buçkovski nga Lidhja socialdemokrate .

Për herë të parë do të votojë edhe diaspora

Edhe partia liberaldemokrate kërkon monitorim të shtuar të zgjedhjeve sepse në Maqedoni për herë të parë do të votojë edhe diaspora.

“Askush nuk e di se si do të bëhet monitorimi i votimit në diasporë, që tani janë pjekur kushtet që të vlerësojmë se këto zgjedhje do të jenë jo tërësisht demokratike dhe fer“, thotë Roza Topuzovska Karevska.

Asociacioni qytetar “Most” do të vëzhgojë zgjedhjet parlamentare

Darko Aleksov, Leiter der Bürgerorganisation Most,, 13.01.2008, Skopje, Mazedonien DEUTSCHE WELLE HAS THE RIGHTS TO PUBLISH ALL THE PHOTOS SENT FROM MYSELF PETR STOJANOVSKI, WITH NO TIME LIMIT. Foto: Petr Stojanovski

Darko Aleksov, drejtori i Asociacioni qytetar “Most”

Ky vëzhgim do të bëhet me gjithsej 3500 vëzhgues. Sipas drejtorit të kësaj organizate, Darko Aleksov, Maqedonia nuk i ka plotësuar të gjitha rekomandimet e ndërkombëtarëve për organizimin e zgjedhjeve sipas standardeve të BE. “Vetëm dita e zgjedhjeve nuk është faktor, që përcakton cilësinë e procesit të votimit, andaj “Most” do ta monitorojë tërë procesin në përgjithësi që nga shpërbërja e parlamentit”, thotë Darko Aleksov.

Maqedonia është e obliguar t'i përmbushë rekomandimet e OSBE-s për zgjedhje të lira, që të mund të marrë datën për fillimin e negociatave për anëtarësim në BE, thotë analisti Zdravko Savevski. “Është për të ardhur keq që edhe pas 20 vitesh demokraci, ne ende flasim për teste, që duhet t'i kalojë vendi, sa i përket zgjedhjeve, të cilat duhet të shihen si një proces normal”, vlerëson Savevski.

Analisti Artan Sadiku është i mendimit se standardet e kërkuara nga ndërkombëtarët për zgjedhje fer dhe demokratike nuk mund të arrihen me rritjen e numrit të vëzhguesve të huaj, por me përforcimin dhe profesionalizimin e institucioneve vendore. “Ne faktikisht i mbajmë institucionet në gjendje konstante të paaftësimit të tyre dhe si pasojë do të ngelim një shoqëri në një shtet, i cili asnjëherë nuk do të mund t'i realizojë plotësisht kapacitetet e veta demokratike”, thotë Artan Sadiku.

Fushata zyrtare për zgjedhjet e parakohshme parlamentare do të filloj me 16 maj, por subjektet politike që tani kanë intensifikuar aktivitetet e tyre zgjedhore.

Autor: Fatos Musliu

Redaktoi: Angjelina Verbica