1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Opozita akuzon kancelaren Merkel për Gorleben

Sfondi është një ekspertizë në të cilën bëhej fjalë për alternativat e mundshme për depozitimin e mbeturinave bërthamore, nëse Gorleben do të rezultonte si i papërshtatshëm për magazinimin e mbetjeve bërthamore.

ARCHIV - Bei ihrem ersten Besuch der Gorlebener Atomanlagen fährt die damalige Bundesumweltministerin Angela Merkel (CDU) am 23. März 1995 mit dem Förderkorb in den 650 Meter tiefen Erkundungsschacht ein. Die Kanzlerin muss am Donnerstag (27.09.2012) vor dem Gorleben-Untersuchungsausschuss des Bundestages Rede und Antwort stehen. Foto: Stefan Hesse dpa (zu dpa Merkel wird von Atom-Vergangenheit eingeholt vom 27.09.2012) +++(c) dpa - Bildfunk+++

Angela Merkel

Pas një seance marrjeje në pyetje prej pesë orësh në komisionin Gorleben deputetët e opozitës e kanë akuzuar kancelaren Angela Merkel se nuk ka thënë të vërtetën. Takimi i këtij komisioni të zhvilluar të enjten në Berlin kishte lidhje me pretendimin se Merkel kishte përdorur në vitin 1995, kur ishte ministre federale e Mjedisit një raport ekspertize për ta klasifikuar Gorleben si "zgjedhjen e parë" për ruajtjen e mbeturinave bërthamore, edhe pse kjo nuk ishte objekt i këtij studimi.

Angela Merkel ishte nga viti 1994 deri 1998 ministre për Mjedisin dhe në këtë funksion edhe përgjegjëse për kërkimin e një kompleksi për depozitimin e mbetjeve radioaktive. Sipas opozitës në kohën e mandatit të saj si ministre e Mjedisit Angela Merkel e kishte interpretuar një ekspertizë të Institutit Federal të Shkencave për Tokën dhe Burimeve Natyrore (BGR), "në kundërshtim me të vërtetën" si një vlerësim krahasues në lidhje me përshtatshmërinë e Gorleben si një vend për ruajtjen e mbeturinave bërthamore, edhe pse Gorleben nuk ishte objekt i ekspertizës.

Berlin/ Bundeskanzlerin Angela Merkel (CDU) wartet am Donnerstag (27.09.12) im Bundestag in Berlin auf den Beginn ihrer Befragung im Gorleben-Untersuchungsausschuss. Der Ausschuss will Merkel zu ihrer Entscheidung als damalige Bundesumweltministerin fuer die Atommuell-Endlagerstaette Gorleben befragen. (zu dapd-Text) Foto: Michael Gottschalk/dapd

Angela Merkel flet në komisionin Gorleben

Kancelarja Merkel e hodhi poshtë këtë akuzë. Sfondi është një raport i BGR-së, në të cilin bëhej fjalë për alternativat e mundshme për vendin e depozitimit të mbeturinave bërthamore Gorleben, nëse ky do të rezultonte si i papërshtatshëm për magazinimin e mbetjeve bërthamore.

Deputetja e partisë E majta Dorothee Menzner tha: Koncernet që ofrojnë furnizim me energji dhe që duhej të paguanin procesin e kërkimit të një vendi tjetër për depozitimin e mbeturinave bërthamore, kanë ushtruar presion. Ato propozuan atë kohë që në fillim të vendosej një moratorium për ta ndaluar një herë punën. Prandaj duhet supozuar me forcë se ky presion që u bë, ka ndikuar edhe veprimet ".

Kurse deputetja e Partisë së Gjelbër Sylvia Kotting-Uhl u shprehu pas takimit të komisionit: "Jo, ajo nuk më bindi, sepse ajo e ka ndryshuar konceptin që ekzistonte deri atëherë. Nën drejtimin e saj u ndryshua krejtësisht plani i eksplorimit.

Luftaufnahme des Zwischenlagers für schwach-, mittel- und hochradioaktiven Atommüll. Copyright: Archivaufnahme: GNS Gesellschaft für Nuklear-Service mbH, Rechtefrei für DW.

Kompleksi për depozitimin e mbetjeve radioaktive.

Nga një zonë shumë e gjerë, që përfshinte si jugperëndimin si edhe verilindjen, plani u fragmentua dhe u planifikua që të shqyrtohej vetëm verilindja."

Mes qeverive federale dhe atyre të landeve ka konsensus se Gorleben duhet të vazhdojë të qëndrojë në planin për përzgjedhjen e një vendi për depozitimin e mbeturinave bërthamore.