1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Opozita akuzon Berishën se po orkestron zvarritjen e hetimeve për Gërdecin

Si sot dy muaj, në Gërdec të Vorës, një fshat në udhëkryqin mes Tiranës, Durrësit dhe aeroportit ndërkombërtar të Rinasit, shpërthyen stoqet e municioneve sovjetiko- kineze.

Gërdec

Gërdec

Por ende asnjë nga përgjegjësit në piramidën politike nuk është vënë para drejtësisë. Akuza është bërë vetëm ndaj ish ministrit të mbrojtjes Fatmir Mediu për përgjegjësi ligjore për ngjarjen në fjalë.

Vetë Mediu ka deklaruar se nuk mban asnjë përgjegjësi ligjore dhe ka drejtuar gishtin tek kryeministri Berisha dhe Presidenti Topi, si përgjegjësit kryesore të Gërdecit.

Largimi i Fatmir Mediut drejt SHBA , në një kohë kur pritej që këtë javë ai të raportonte në Këshillin Parlamentar të Imuniteteve për rolin e tij, për të bërë kështu të mundur që ky Këshill t´i drejtohet ose jo Parlamentit për të plotësuar kërkesën e Prokurorisë dhe hequr Mediut imunitetin parlamentar. Përmes një letre drejtuar këtij Këshili, të publikuar sot në mediat e Tiranës, Mediu bën me dije se do te qëndrojë 10 ditë në SHBA për arësye familiare.

Por të tilla arësye nuk kanë gjetur mirëkuptim tek socialistët opozitarë. Sipas tyre pas arësyeve familiare fshihet nje zvarritje e qellimshme e hetimeve për Gërdecin. "Ka zvarritje të qëllimshme ndaj kërkesës së Prokurores së Republikës për heqjen e imunitertit të ish Ministrit të Mbrojtjes, Mediu, njëherazi deputet i këtij Parlamenti. Është një zvarritje e qëllimshme që drejtohet nga kryeministri Berisha," tha Erion Brace, nënkryetar i Grupit Parlamentar të socialistëve opozitarë

Largimi i ish Ministrit të Mbrojtjes , Mediu drejt SHBA është shfrytëzuar nga socialistët për të lëshuar akuza të rënda ndaj kryeministrit Berisha për përgjegjësinë e tij ligjore ndaj ngjarjes tragjike të Gerdecit, ku më 15 prillin e kaluar humbën jetën 26 persona, u plagosën me qindra të tjerë dhe u rrënua një zonë e tërë.

"Sali Berisha ka frikë për veten e tij. Sali Berisha është i përfshirë kokë e këmbë në krimin e Gërdecit. Ai është njeriu që po ushtron trysni mbi Parlamentin për të zvarrritur procedurat në mënyrëtë qëllimshme, për të penguar Prokurorinë të thelojë hetiemt, që nësë thellohen do të shkojnë drejt e tek Sali Berisha," thesksoi Erion Braçe.

Vetë Berisha është për hartimin e një ligji për heqjen e imunitetit paralamentar, apo siç u shpreh ai këtë fillim jave, "të murit të imuniteteve," për të bërë reale barazinë para ligjit të autoriteteve të veshur me pushtet me qytetarin e thjeshtë. Por opozita mendon ndryshe. Në seancën plenare që po zhvilohet sot paradite ne Tirane opozita po shpalos pikpamjen e saj, sipas së cilës, heqja e imunitetit të deputetit kur ndaj tij Prokuroria kërkon të hapë një çështje penale, duhet të jetë pjesë e reformimit të Drejtësisë dhe jo i ndryshimit të Kushtetutës dehartimit të një ligji të posaçëm.

Analistët e medias se pavarur në Tiranë mbrojne idenë se heqja e imunitetit me ligj e lë pa mbrojtje opoziten ndaj sulmeve autoritariste të maxhorancës së djathtë.

  • Data 15.05.2008
  • Autor Ani Ruci / Tiranë
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/E0HR
  • Data 15.05.2008
  • Autor Ani Ruci / Tiranë
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/E0HR