1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Opinioni i presidencës çeke: Përmirësimi i komunikimit mes Prishtinës dhe Beogradit - rrugë për integrimin në BE

BE do të ndihmonte në lehtësimin e bisedimeve teknike ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, nëse ndërmjet dy vendeve ekziston dëshira që të fillojë dialogu, shprehet në Prishtinë Janina Hrebickova, ambasadore e Çekisë në Kosovë

default

Prishtina

Presidentja e radhës e Bashkimit Evropian, Çekia së bashku me të gjithë komunitetin ndërkombëtar do të ndihmojnë që Beogradi dhe Prishtina të përmirësojnë komunikimin, sepse kjo është e vetmja rrugë që këto dy vende së bashku me vendet e tjera të Ballkanit perëndimor një ditë të mund të jenë pjesë e BE-së. Kështu tha në Prishtinë në një konferencë për media, Janina Hrebickova, ambasadore e Çekisë në Kosovë, vendi i së cilës mban kryesinë e radhës së BE-së. Presidenca e BE-së ndër prioritetet e saj ka procesin e integrimit të vendeve të Ballkanit perëndimor. Përsa i përket komunikimit ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, përkrahja duhet te jetë e të gjithë mekanizmave ndërkombëtarë, është e mendimit Hrebickova. "Është në dorë të Prishtinës dhe Beogradit që të nisë dialogu teknik, natyrisht duke u konsultuar edhe me faktorin ndërkombëtar. Bashkësia ndërkombëtare do ta mirëpresë çdo marrëveshje teknike", thotë Janina Hrebickova.

Edhe autoritetet e Prishtinës janë të gatshme të hyjnë në dialog me Beogradin për çështje teknike. Vetëm një çështje nuk do të diskutojë Prishtina me Beogradin, çështjen e statusit. Jakup Krasniqi kryetari i parlamentit të Kosovës shprehet, se asnjë institucion në Kosovë nuk e ka mohuar kurrë mundësinë e bisedimeve me Serbinë për çështje që janë me interes të përbashkët. "Por askush në Kosovë nuk mund dhe nuk e ka të drejtën që të bisedojë me Beogradin për çështje politike."

Presidenca çeke, sipas ambasadores së këtij vendi në Kosovë, do të ndihmojë vendet e Ballkanit perëndimor që të kapërcejnë sfidat që i presin. Janina Hrebickova, thotë se çdo vend i Ballkanit perëndimor që dëshiron anëtarësimin në Bashkimin Evropian duhet të arrrijë vlerat evropiane. Hrebickova: "Parakushtet që një vend të aspirojë Bashkimin Evropian janë stabiliteti, zhvillimi ekonomik, angazhimi për një shoqëri të mirëfilltë civile dhe marrëdhënia mes komuniteteve. Ne besojmë se vendet e Ballkanit perëndimor do të arrijnë të plotësojnë këto kushte në mënyrë që në një të ardhme jo të largët të bëhen pjesë e BE-së".


  • Data 12.01.2009
  • Autor Bekim Shehu
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/GWgy
  • Data 12.01.2009
  • Autor Bekim Shehu
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/GWgy