1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Opinion: Pasiviteti i BE-së është mashtrues

Ndërhyrja nuk është opsion. As amerikanët as NATO nuk kanë oreks për t'u përleshur ushtarakisht me rusët, mendon Claire Davenport.

Për vëzhguesit e zakonshëm mesazhi është i mërzitshëm. Liderët e Bashkimit Evropian ranë dakord pak a shumë shumë për të njëjtën gjë: sanksione. Disa udhëheqës të BE-së i ashpërsuan tonet e tyre shpesh shumë paqësore me fjalë të tilla si "të papranueshme" për të përshkruar penetrimin e Rusisë në Ukrainë.

Disa mund të thonë më shumë sanksione janë një veprim i çalë dhe jo pilula e mprehtë që parashikohej të ishin - sidomos ndaj veprimeve hakmarrëse të Rusisë. Por duke pasur parasysh kohën, ato mund të ofrojnë një zgjidhje të qëndrueshme gjeopolitike. Për më tepër që zgjidhje të tjetra ka fare pak.

Ndërhyrja nuk është opsion. As amerikanët as NATO-s nuk kanë oreks për t'u përleshur shtarakisht me rusët. Presidenti i Ukrainës Petro Poroshenko tha se ai nuk do trupa të huaja në Ukrainë.

Një nga opsionet e preferuara në Ukrainë është anëtarësimi në NATO. Anëtarësimi në aleancën ushtarake perëndimore vjen me paktin shumë të dëshirueshëm të mbrojtjes reciproke me Shtetet e Bashkuara-

Ndërsa Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Anders Fogh Rasmusen tha se është e drejtë e Ukrainës për të kërkuar anëtarësim, kjo mbetet një perspektivë pa gjasa në të ardhmen e afërt. Një ndëryrje ruse në Ukrainë ndoshta nuk është një problem që aleanca e dëshiron, kur ajo vuan nga një krizë identiteti.

Në vend të kësaj, NATO ka shtyrë përpara disa masa si fondet për të përmirësuar aftësitë ushtarake të Ukrainës në logjistikë, komandë dhe kontroll, mbrojtjen kompjuterike dhe personel.

E gjitha që BE-ja mund të bëjë vërtetë tani është që të përpiqet për të rritur kostot e rusëve për atë që ata janë duke bërë deri në pikën ku ata mund të mendojnë se nuk ia vlen më të bësh gjëra të tilla. Në këtë kuptim, sanksionet e mëtejshme ndaj financave dhe mbrojtjes janë mënyra e vetme. Dhe nisur nga shifrat, Rusia duket se do të humbë shumë më tepër se në BE.

Nëse jo, Rusia rrezikon të vetëizolohet nga burimi i saj më fitimprurës financiar - tregjet perëndimore. Shumë degë të industrisë janë shumë të varura nga pjesët nga Evropa.

Dhe në një kuptim tjetër, këto sanksione, të cilat me gjasë do të ndjehen gradualisht, kanë një rëndësi më të madhe afatgjatë. Rusisë ekspansioniste të Putinit duhet t'i sillet në kujtesë që duhet të jetojë sipas normave globale të miratuara pas luftës.

Në Kartën e OKB-së të vitit 1945 sovraniteti mbështetet në njohjen e ndërsjellë të shteteve të barabartë. Kjo është përsëritur në Aktin Final të Helsinkit 1975, të nënshkruar dhe nga Bashkimi Sovjetik. Në një kuptim më të gjerë, Rusisë duhet t'i thuhet direkt dhe indirekt se nuk ka asnjë mënyrë për t'u kthyer mbrapa në kohë dhe zhbërë shpërbërjen e Bashkimit Sovjetik, pavarësisht se sa shumë mund ta dojë këtë i forti Putin.

Ndërsa këto sanksione do dhe mundtë dëmtojë, siç është qëllimi i tyre për ta larguar Rusinë nga një përzierje më e thellë në Ukrainë, ato gjithashtu tregojnë se BE-ja është duke filluar duke pasur në mendje fundin. Dhe ky është riangazhimi me një Rusi që nuk do të jetë bërë një shtet kopuk.

Dhe në qoftë se Putini nuk do të ndalet nga asgjë, madje as dhe duke rrezikuar një hemoragji, rritjen e papunësisë dhe izolimin politik, atëherë ndoshta ajo që duhet të shohë elita e Rusisë është se ka ardhur koha për të lenë të moderuarit të ngjiten në pushtet.