1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Opinion: Një aleancë e pafuqishme

Në samitin e saj në Uells NATO-ja përdori ndaj Moskës një gjuhë vendosmërie. Por pas saj qëndron pavendosmëria, mendon Christian F. Trippe.

Rrallë ndonjëherë një samit i NATO-s qe prezantuar kaq luftarak. Në ambientet ku mbahej konferenca ishin vendosur tanke dhe një avion luftarak butaforik zbukuronte hyrjen e hotelit ku zhvillohej konferenca. E gjithë kjo skenë, shprehje e mënyrës së shkujdesur të qëndrimit të britanikëve me të gjitha gjërat ushtarake, nxori megjithatë në pah edhe më tepër: rikthimin e NATO-s në misionin e saj thelbësor si një aleancë mbrojtëse.

Christian F. Trippe

Christian F. Trippe

Kjo po ndodh prej presionit të jashtëm, pothuajse me një lloj pashmangshmërie. Dhe për ndonjë anëtar të NATO-s tani në mënyrë të pashmangshme po kthehen termat e vjetër: frikësimi dhe parandalimi, gjuha e Luftës së Ftohtë. Por çfarë mund të thotë tjetër një aleancë ushtarake, kur në Lindje të Evropës armikut i ri dhe i vjetër po ndjek politikën e forcës ushtarake dhe po ndryshon kufijtë me dhunë?

Por forca e reagimit të shpejtë nuk i zgjidh problemet e sigurisë në lindje. Ajo mund të ofrojë më e shumta mbrojtje prej "njerëzve të gjelbër", pra prej trupave të parregullta pa simbolet e shtetit që i përkasin, e të cilët infliltrohen si diversatë në rajone të caktuara. Ushtarakët e NATO-s e dinë shumë mirë se vendet baltike nuk mund të mbohen ushtarakisht në një luftë konvencionale. Pra aleanca ka nevojë për një strategji krejtësisht të re.

Llogaria e tanishme strategjiko-ushtarake e aleancës bazohet në një premisë të thjeshtë: presidenti rus do të respektojë vijën e kuqe përreth zonës së NATO-s. Me fjalë të tjera që udhëheqja në Moskë do ta marrë serizisht premtimin dhe detyrimin për ndihmë dhe mbështejte reciproke mes vendeve anëtare të sanksionuar në nenin 5 të traktatit të NATO-s.

Po çfarë do të ndodhë në rast se Putini vendos - qoftë me një ndërhyrje "joortodokse", qoftë me një operacion nga ajri - ta "testojë" nenin 5 në vendet baltike. Sakrifikim për Talinin? Hakmarrje bërthamore për Rigën? Këto pyetje nuk janë teorike apo akademike dhe ato nuk i shtojnë vetëm grupet e pacifistëve. Këto pyetje po shtohen në radhët e NATO-s. Forca e reagimit të shpejtë për të cilën mori tani vendim NATO nuk i jep përgjigje kësaj pyetje.

Po Ukraina? NATO-ja nuk i kurseu në takim protestat me zë të lartë, shprehjet e solidaritetit dhe zotimet simbolike për ndihma për Kievin. Megjithatë Ukraina duhet t'i dalë vetë zot konfliktit me Rusinë. Aleanca Atlantikoveriore nuk mund të ofrojë ndihmë reale. Ukraina gjendet përtej vijës së kuqe. Putini me siguri e ka marrë vesh këtë.