1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Opinion: Mësimet nga lufta

Më 1 shtator të vitit 1939 Gjermania nisi Luftën e Dytë Botërore. Në fund ajo doli e mundur dhe e shkatërruar. Shoqëria gjermane ka nxjerrë nga kjo e kaluar tri mësime, mendon Alexander Kudascheff.

75 vjet më parë filloi Lufta e Dytë Botërore. Gjermania, "Rajhu i Tretë" sulmoi Poloninë dhe e futi gjithë botën në luftë. Për gjashtë vjet lufta u përhap në Europë, Afrikë, Lindjen e Mesme dhe në Paqësor, ku në luftë u përfshi edhe Japonia. 60 shtete u përfshinë në të, 110 milionë vetë ishin nën armë. Në fund të saj pati 60 deri 70 milionë të vdekur. Gjashtë milionë hebrenj evropianë u shfarosën gjatë Holokaustit. Evropa u shkatërrua. Gjermania humbëse u nda. Miliona njerëz u zhvendosën ose u deportuan. Dhe për herë të parë dhe deri tani të vetme u përdorën në luftë armë bërthamore - në Hiroshima dhe Nagasaki.

Lidhur me fajin për luftën s'ka pasur dhe s'ka as sot as dyshimin më të vogël - ndryshe nga debati mbi Luftën I Botërore. Gjermania e deshi dhe e shkaktoi këtë luftë. Në fund ajo jo vetëm u mund, por edhe u shkatërrua. Asaj i duhej të mbante me Holokaustin njollën e krimit të shekullit, mbi nëntë milionë gjermanë gjetën vdekjen, ndër ta më shumë se tre milionë civilë. Qytetet ishin shkatërruar prej bombardimeve masive të aleatëve. Gjermania kish humbur një pjesë të lindjes. Dymbëdhjetë milinë ishin dëbuar. Vendi ishte rrënuar pas kësaj lufte të tmerrshme.

Jo më veprime të mëvetsishme

Alexander Kudascheff

Alexander Kudascheff

Pas luftës pjesa perëndimore e vendit e rimori veten. Fillimisht në aspektin ekonomik, e më pas edhe atë politik. Republika Federale në Luftën e ftohtë, në konfrontimin mes dy blloqeve, ishte pjesë e Perëndimit. Madje edhe ushtarakisht, sepse ajo u bë aleate në NATO. Me pas ajo u bë edhe një ndër anëtaret themeluese të Komunitetit Ekonomik Europian, bërthama e BE-së së sotme. Kësisoj ajo nxori mësimet e para parimore nga Lufta e Dytë Botërore: Gjermania donte të ishte Gjermania europiane, donte të ishte partnere e demokracive, kërkonte aleatë në Europë dhe përtej Atlantikut, në SHBA. Veprimet e mëvetsishme politike ishin një tabu.

Mësimi i dytë i madh nga Lufta e Dytë Botërore ishte: Jo luftës, jo ferrit në tokë. Antarësimi në NATO dhe menjëherë pas kësaj riarmatimi, e më vonë armatimi në kuadër të vendimit të dyfishtë të NATO-s - të gjitha këto shiheshin me mjaft skepticizëm prej gjermanëve madje edhe refuzoheshin. Edhe sot - 25 vjet pas ribashkimit - gjermanët me shumicë të madhe e refuzojnë luftën si mjetin e fundit të politikës. Sa herë që një qeverie gjermane i duhet të angazhohet ushtarakisht përkrah partenerëve dhe aleatëve - qoftë në Kosovë, apo në Afganistan - zhvillohen debate të zjarrta e praktikisht asnjëherë nuk ka miratim në popull.

Populli i lodhur nga lufta

Ndaj është e habitshme, që Republika Federale para pak vitesh, edhe pse më shumë për arsye financiare se sa për arsye strategjike, e hoqi shërbimin e detyruar ushtarak dhe ka nisur të krijojë ushtrinë profesioniste. Me objektivin e shpallur për të qenë si partnere më e aftë dhe që të mund të bashkëveprojë në rast të ndërhyrjeve ushtarake. Sepse pikërisht këto operacione ushtarake dhe konsideratat strategjike që i mbajnë ato janë më tepër se të diskutueshme dhe praktikisht të zbatueshme vetëm pa pëlqimin e popullit. Kështu mësimi i dytë i madh i "Jo më luftë!" çoi në një gënjeshtër jete për gjermanët: sa herë është i nevojshëm një kontribut gjerman për veprime ushtarake, politika gjermane merr flatra, nxjerr në pah aspektet humanitare ose flet për gjenocid, në mënyrë që njerëzit të mund të binden. Por shumicën e rasteve pa sukses.

75 vjet më parë nga gjermanët nisi Lufta e Dytë Botërore. Sot Gjermania është një gjigant ekonomik dhe rrugës drejt një aktori politik global. Një rol me të cilin gjermanët nuk ndjehen rehat. Teorikisht ata duan të jenë një "Zvicër e gjelbër". Por këto ditë kanë marrë fund. Nga Gjermania Aleanca Antalantikoveriore pret udhëheqje politike dhe kontribut ushtarak përkatës. Por edhe modesti. Dhe kjo korrespondon me një mësim të tretë: Prezantimi mendjemadh dhe autokratik nuk janë më gjëra gjermane.