1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Operacioni i policisë për parandalimin e kontrabandës në Veri të Kosovës

Policia e Kosovës ka nisur një operacion në shkallë të gjerë për të parandaluar kontrabandën më mallra, që po zhvillohet në veri të Kosovës. Kontrabanda më e madhe po zhvillohet me derivate të naftës. Policia ka arrestua

default

Policia në Kosovë

Zyrtarë të lartë të qeverisë së Kosovës dhe ata të policisë thonë se institucionet e vendit nuk do të tolerojnë, që në veri të Kosovës të mbretërojë një gjendje kaosi, por edhe në këtë pjesë duhet të vendoset rendit dhe ligji. Në këtë linjë policia ka shtuar masat e sigurisë në veri të Mitrovicës me ngritjen e dhjetëra pikave të kontrollit në përpjekje për të parandaluar kontrabandën e madhe me mallra, që po zhvillohet në këtë pjesë të Kosovës. Kontrabanda më e madhe po zhvillohet me derivate të naftës, ku janë të përfshirë jo vetëm serbët e Veriut, por edhe pjestarë të komunitetit shqiptar dhe të etnive tjera. Kjo gjendje po mbretëron që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës, ku dy pika doganore në kufirin me Serbinë u dogjën nga serbët lokalë dhe që nga ajo kohë këto dy pika doganore janë jashtë funksionit. Zyrtarë të policisë thonë se vetëm gjatë këtij muaji ata kanë konfiskuar dhjetëra mijëra litra karburante dhe kanë arrestuar disa persona të përfshirë në këtë kontrabandë. Bëhët e ditur se në këtë rrjet kontrabandimi ka pasur të përfshirë edhe vetë pjesëtarë të policisë së Kosovës. Shtatë  raste janë duke u hetuar nga  njësiti për krime. Qeveria e Kosovës nga ana e saj thotë se kontrabanda dhe krimi i organizuar, që po ndodh në veri të Kosovës është e patolerueshme dhe në këtë kuadër ajo mbështet operacionet e policisë për të ndaluar këtë dukuri negative. Hajredin Kuci, është zëvëndëskryeministër:

"Mitrovica nuk duhet të jetë oaz i krimit, telasheve dhe kontrabandës, por duhet të jetë një vend i ligjit, paqes dhe qetësisë. Qeveria e Kosovës do të perdorë të gjitha masat në mënyrë, që edhe në këtë pjesë të mbretërojë rendi dhe ligji", thotë Kuci.    

Zëvëndëskryeministri Kuci thotë se është shumë me rëndësi, që dy pikat doganore në veri të Kosovës me Serbinë  sa më parë të rifunksionalizohen, të merret kontrolli i plotë mbi to dhe në këtë mënyrë do të ndalet kontrabanda më mallra, që hyjnë nga Serbia në Kosovë pa u kontrolluar nga askush. Cështja e doganave veriore është pjesë e bisedave ndërmjet UNMIK-ut dhe qeverisë së Beogradit, mirëpo akoma nuk është arritur ndonjë zgjidhje. Zyrtarë të UNMIK-ut dhe qeverisë thonë se ata kanë kapacitete, që të perdorin masa të forta për të kthyer në funksion pikat doganore me Serbinë, por më shumë janë të interesuar që më dialog të arrihet pajitimi. Udhëheqësit politikë kosovarë u bëjnë thirrje pjestarëve të komunitetit serb, që ta pranojnë realitetin e ri të krijuar në Kosovë, të mos ndikohen nga Beogradi, ndërsa u rikujtojnë atyre se vendosja e rendit dhe ligjit në veri të Kosovës eshte në interes edhe të vetë komunitetit serb.

►◄




  • Data 29.09.2008
  • Autor Bekim Shehu
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/FQxZ
  • Data 29.09.2008
  • Autor Bekim Shehu
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/FQxZ