1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Olmerti dhe kabineti qeveritar vendosin shkëmbimin e të burgosurve

Me shumicë të madhe qeveria izraelite miratoi rekomandimin e kryeministrit Ehud Olmert për shkëmbimin e të burgosurve me Hisbollahun. Me 22 vota pro dhe tri abstenime qeveria në Jeruzalem aporvoi kompromisin.

default

Mbledhja javore e kabinetit qeveritar izraelit në Jeruzalem, e dielë 29.06. 2008

Në hapje të mbledhjes së kabinetit Olmerti theksoi: “Qeveria qysh prej dy vjetësh zhvillon bisedime përmes të dërguarit të posaçëm të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së në bazë të rezolutës 1701. Këto bisedime nisën pasi qeveria e Izraelit rezultën 1701 e vuri në varësi të lirimit të ushtarëve tanë të rëmbyer. ”


Olmerti theksoi më tej shprehimisht, se është arritur në përfundimin, që kësaj "afere të dhimbshme" t´i jepet fund. Dy ushtarët e rëmbyer para dy vjetësh nga Hisbollahët, Eldad Regev dhe Ehud Goldvaser nuk jetojnë më. Ata janë vrarë gjatë ose menjëherë pas sulmit të Hisbollahëve më 12 korrik 2006, tha Olmert.


Shkembimi i të burgosurve parashikon lirimin e libanezit Kuntar i dënuar për vrasje të shumëfishtë si dhe të tre ithtarëve të tjerë të Hisbollahut. Lirimi i tyre bëhet në këmbim të dorëzimit të eshtrave të dy ushtarëve të rëmbyer izraelitë, Regev dhe Goldvaser.

Kryeministri Olmert u ndal edhe në konsultimet e brendëshme, që zgjatën disa javë, lidhur me atë nëse Izraeli vërtetë duhej ta pranonte këtë shkëmbim: “Unë e pranoj, që për një periudhë të gjatë kam menduar mbi këtë çështje, për shkak të aspekteve të shumta të saj, siç është edhe ai moral i lidhur me sfondin e këtyre bisedimeve dhe pasojat eventuale për të ardhmen. ”


Sherbimet sekrete të Izraelit u shprehën kundër këtij shkëmbimi, sepse një hap i tillë mund të provokojë rëmbime të tjera të ushtarëve izraelitë.


Kryeministri Olmert para dy vjetësh reagoi ndaj sulmit në kufi të milicëve pro-iraninë duke nisur operaiconin ushtarak 34 ditor, të ashtuquajturën luftën e dytë të Libanit. Pasojë e kësaj lufte ishin gati 1.200 civilë libanezë të vrarë si dhe disa qindra të armatosur Hisbollah dhe 44 civilë izraelitë e 119 ushtarë.


Ndërkaq Izraeli ka rihapur kalimin kufitar për qarkullimin e mallrave në Sufa. Vetëm të dielën (29.6.) përmes këtij pikëkalimi kanë qarkulluar disa duzina me kamionë për në Rripin e Gazës. Hamasi, sipas të dhënave të veta, arrestoi në Rripin e Gazës një anëtar të brigadave të martirëve të Al Aksa-së dhe të lëvizjes Fatah, si përgjegjës për sulmin me predhat Kasam përpara tri ditësh. Respketimi i armëpushimit me Izraelin është në interesin kombëtar të palestinezëve, tha zëdhënësi i Hamasit.

  • Data 29.06.2008
  • Autor Clemens Verenkotte
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/ET2U
  • Data 29.06.2008
  • Autor Clemens Verenkotte
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/ET2U