1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Olimpiadat dhe korrupsioni

Sa më tepër shtohet lavdia dhe komercializimi i lojërave olimpike, aq më tepër shtohen edhe mundësitë e mashtrimeve dhe të korrupsionit. Sot olimpiadat janë kthyer në një biznes miliardash.

Në vitin 2007 Kina krijoi Zyrën kombëtare për luftimin e korrupsionit

Në vitin 2007 Kina krijoi Zyrën kombëtare për luftimin e korrupsionit

Që prej lojërave të para olimpike të vitit 1896 kanë ndryshuar shumë gjëra. Sepse sa më tepër shtohet lavdia dhe komercializimi i lojërave olimpike, aq më tepër shtohen edhe mundësitë e mashtrimeve dhe të korrupsionit.

Aty ku rrjedhin paratë ka edhe mashtrime

Kështu edhe në rastin e sportit. Fillimisht bëhej fjalë për blerjen e arbitrave, pastaj komercializimi i sportit e tani para nën dorë jepen për ata që vendosin se ku do të zhvillohen lojërat olimpike, për të fituar tenderat për ndërtimin e stadiumeve dhe apo të komplekseve sportive ku do të zhvillohet olimpiada, për shitje lojërash dhe garash për medalje e deri për shitje bastesh.

Lojërat vetë nuk janë të korruptuara

Në këtë sfond edhe motoja e olimpiadave "Pjesëmarrja në to është gjithçka" me sa duket ka edhe një konvertim në para. "Në rastin e olimpiadave kemi të bëjmë me projekte të jashtëzakonshme ndërtimi dhe dihet që në projektet e ndërtimit ka shumë vend për korrupsion, sepse në projekte të tilla mund të fshehësh shumë gjëra. Gjithmonë llogaritë bëhen të tilla që parashikohet më tepër se vlera e vërtetë e ndërtimit për të pasur para për të paguar rryshfete. Nuk mund të them konkretisht se në Kinë ka pasur gjëra të tilla, sepse të gjitha ato që thuhen bazohen në fjalë e thashetheme." - thotë Sylvia Schenk, punonjëse e organizatës Transparency International.

Lojërat vetë nuk janë të korruptuara, por ato që kanë të bëjnë me to. Edhe pse nuk kemi dëshmi vazhdon ish-sportistja, sot avokate në luftë kundër korrupsionit, atje ku rrjedhin paratë korrupsioni nuk mund të përjashtohet krejtësisht, por ai në një farë mënyre mund të pengohet.

Delegatët e asamblesë së XVI të IOC-së

Delegatët e asamblesë së XVI të IOC-së

IOC-ja një shembull i keq

Edhe pse IOC-ja duhet të shërbejë si shembull, "shumë gjëra janë krejtësisht jotransparente, dhe strukturat nuk janë krejtësisht demokratike. Mjaft të shohësh se si IOC vetërinohet duke i përzgjedhur vetë anëtarët e tij. Pra nuk ka një sistem delegacionesh me zgjedhje nga lartë poshtë. Të gjitha këto bëjnë që të ekzistojë mosbesimi dhe të rritet korrupsioni." - sqaron Schenk.

Sydney 2000, Salt Lake City 2002, Peking 2008 apo Soçi 2014 – asnjëherë nuk kanë munguar titujt e gazetave për blerje të votave të anëtarëve të IOC-së. Por meqenëse transparencës dhe strukturave demokratike po u kushtohet gjithnjë e më tepër rëndësi në të gjithë botën, edhe Sylvia Schenk beson se edhe në rastin e IOC-së do të ketë ndryshime, puna është se kur.

Në vjeshtën e vitit të ardhshëm IOC-ja do të vendosë sërish se në cilin vend do të zhvillohen lojërat olimpike verore 2016. Po deri atëhere nuk pritet të ketë struktura të reja.

  • Data 08.08.2008
  • Autor Benjamin Wüst
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Et3m
  • Data 08.08.2008
  • Autor Benjamin Wüst
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Et3m