1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Okupime, konflikte dhe iniciativa të reja në Ukrainë

Seperatistët prorusë pohojnë se i kanë rifutur nën kontroll disa godina të tjera në lindje të Ukrainës. Gjendja paraqitet e qetë, por shumë e tendosur.

default

Odesa-Ukainë

Konfliktet e armatosura në lindje të Ukrainës kanë pushuar të hënën në mëngjes, por gjendja edhe më tej mbetet shumë e tendosur. Ofensiva e trupave ukrainase në qytetet ku janë okupuar godinat qeveritare është zgjeruar në fundjavë. Por rreth 2000 demonstrues prorusë e kanë sulmuar dhe okupuar stacionin e policisë në qytetin Odesa. Të premten në mbrëmje atje u shkallëzua dhuna mes forcave qeveritare ukrainase dhe forcave proruse. Si pasojë janë vrarë rreth 40 persona.

Përpjekjet për ndërmjetësim të OSBE

Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) ka vendosur të nisë një përpjekje tjetër për ndërmjetësim në konfliktin e Ukrainës. Ministria e Jashtme e Zvicrrës ka kumtuar se ministri i Jashtëm (udhëheqës i radhës i OSBE), Didier Burghalter do të udhëtojë të mërkurën në Moskë, ku pritet të takohet me presidentin rus Vlladimir Putin. Qeveria gjermane pohon se vizita e Burkhalters në Moskë ka qenë pikërëndesa kryesore e telefonatës së kancelares gjermane Angela Merkel me presidentin Putin, të zhvilluar këtë të dielë.

Konferenca e dytë në Gjenevë?

OSBE do të duhej të organizonte disa tavolina të rrumbullakta në nivel vendor në Ukrainë, ku palët do të bisedonin për mundësinë e organizimit sa më të mirë të zgjedhjeve presidenciale më 25 maj. Ministri i Jashtëm gjerman Frank-Walter Steinmeier mendon se do të duhej të mbahet edhe një konferencë e dytë në Gjenevë, kushtuar Ukrainës. Në konferencën e parë Ukraina dhe Rusia kanë rënë dakord për çarmatimin e grupeve të armatosura. Por kjo marrëveshje nuk është realizuar. Ministri i Jashtëm gjerman pohon se palët duhet të arrijnë "marrëveshje shumë të qarta, të cilat edhe duhet të realizohen menjëherë, me qëllim që kriza të zgjidhet me mjete politike."