1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Oketa: Na presin përpjekje intensive për pëmbushjen e detyrimeve

Ministri shqiptar i mbrojtjes, Gazmend Oketa deklaron nga Bukureshti se : "Dimensioni i NATO-s nuk është thjesht një dimension ushtarak, por një tjetër: mbrojtja e lirisë, e të drejtave të njeriut, e demokracisë.

default

Zoti ministër, në këtë ditë madhore për Shqipërinë, duke pasur parasysh edhe diskutimet e Bukureshtit: Çfarë detyrash dalin në planin ushtarak?

Natyrisht, marrja e ftesës është një kënaqësi e veçantë, është një arritje pas shumë vitesh përpjekje, reforma, kontribute të shumëanshme, por dhe gëzimi zgjat disa momente, disa ditë, më pas fillojnë puna, përpjekjet intensive për përmbushjen e këtyre detyrimeve në lidhje me marrjen e kësaj ftese, jo vetëm në aspektin ushtarak, por edhe në shumë aspekte të tjera, pasi tashmë dimensioni i NATO-s nuk është më thjesht një dimension ushtarak, por është një dimension tjetër: mbrojtja e lirisë, e të drejtave të njeriut, e demokracisë. Pikërisht parë në këtë aspekt detyrimet ushtarake ndoshta mund të konsiderohen si më të thjeshtat për tu realizuar. Ndërsa për sa u takon të drejtave të qytetarëve, respektimit të lirisë së tyre, mbajtjes së këtyre të drejtave në standarde të larta, ndoshta është pjesa më e komplikuar.

Në çfarë masë mendoni se preket Shqipëria dhe rajoni nga shtyrja e anëtarësimit të Maqedonisë në NATO?

Ndoshta Shqipëria direkt nuk mund të ketë efekte negative, por edhe për rajonin do rezervohesha të flisja, pasi për momentin ftesa e Maqedonisë konsiderohet si një ftesë e pezulluar, duke I lënë mundësi Maqedonisë dhe Greqisë të arrijnë një marrëveshje dhe më pas kjo ftesë të aktivizohet. Besoj se të dyja palët do të ulen dhe shpejt do të gjejnë gjuhën për t’i dhënë mundësi edhe vendit tonë fqinj Maqedonisë të marrë ftesën, pasi realisht së bashku si vende të Kartës Adriatik 3 së bashku me Kroacinë dhe Maqedoninë kemi bërë përpjekje të përbashkëta, kemi dhënë kontributin tonë dhe ne si Shqipëri do të dëshironim që Maqedonia ta merrte këtë ftesë.

Zoti president përmendi në fjalën e tij mbështetjen për Republikën e Kosovës në integrimin në hapësirat e sigurisë. Ku do të konsistojë filimisht kjo mbështetje?

Që me shpalljen e pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt shteti shqiptar ka deklaruar vazhdimisht se është i gatshëm të kontribuojë dhe të japë të gjithë ndihmesën e tij shtetit të ri kosovar. Kjo ndihmesë është shumëplanëshe, shtrihet në të gjitha dimensionet: ekonomike, bashkëpunim në fusha të ndryshme, shkencë etj. Dhe natyrisht ne do të japim gjithë eksperiencën dhe përvojën tonë për sa i takon integrimit edhe në strukturat euroatlantike dhe në ato të Bashkimit Evropian. Janë lidhje natyrale, të cilat pavarësisht deklarimeve janë obligime të padiskutueshme.

  • Data 10.04.2008
  • Autor Elert Ajazaj
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/De8s
  • Data 10.04.2008
  • Autor Elert Ajazaj
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/De8s