1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Oketa: Anëtarësimi me të drejta të plota i Shqipërisë në NATO - një sfidë e madhe

Dje në Bruksel Shqipëria nënshkroi Protokollin e Anëtaresimit. Ministri shqiptar i mbrojtjes, Gazmend Oketa në intervistë për Deutsche Welle-n mbi përparimet që ka bërë Shqipëria dhe sfidat e anëtarësimit në NATO

default

DW: Shqipëria nënshkroi dje Protokollin e Anëtarësimit në NATO. Çfarë shënon kjo ngjarje në rrugëtimin e saj drejt anëtarësimit në NATO dhe në mënyrë të veçantë për forcat e saj të armatosura?

Gazmend Oketa: Është një hap përpara drejt anëtarësimit. Nëse do të shprehesha në gjuhën teknike të gjithë angazhimin në detyrime. Sa për Forcat e Armatosura të Shqipërisë, FASH, ato do të vazhdojnë të përmbushin me të gjithë energjinë e tyre të gjitha detyrimet që dalin në fazën aktuale të procesit të anëtarësimit. Ministria e Mbrojtjes do të luajë rolin e saj drejtues dhe kordinues deri në anëtarësimin e plotë.

Symbolbild Flagge Albanien NATO Grafik: Olof Pock / DW

Pamje simbolike



DW: Si do t´i përshkruanit FASH? Si paraqiten ato në raport me standartet e kërkuara nga NATO për anëtarësimin e plotë?

Gazmend Oketa: Forcat e Armatosura janë të ndërgjegjshme për detyrimet e tyre në lidhje me standartet dhe ato pas nënshkrimit të këtij Protokolli. Në baze të reformave të kryera gjatë viteve , në vitin 2010 Shqipëria do të ketë një ushtri profesioniste ku ushtarakët dhe ushtarët do të jenë në gjendje të përmbushin të gjitha detyrimet që rrjedhin nga anëtarësimi i plotë në NATO.

DW: Cila është sfida më e madhe që duhet të fitojë ushtria shqiptare dhe Ministria e Mbrojtjes?

Gazmend Oketa: Është vështirë të përcaktosh një sfidë të vetme, kryesore apo prioritare. Anëtarësimi me të drejta të plota i Shqipërisë në NATO është një sfidë jashtëzakonisht e madhe, ka shumë detyrime për t'u përmbushur. Megjithatë kryesori është modernizimi i FASH, krijimi i një ushtrie profesioniste, funksionale, të gatshme për të kryer misione të ndryshme paqeruajtëse siç ka ndodhur deri më sot në Afganistan, në Irak. Një prioritet tjetër lidhet me anën financiare. Buxheti i akorduar Ministrisë së Mbrojtjes për modernizimin e ushtrisë duhet shpenzuar me kujdes dhe me mençuri. Që fondet të përdoren për ta bërë ushtrinë të barabartë nga pikëpamja funksionale me ato të vendeve të tjera anëtare të NATO-s.

NATO lädt Kroatien und Albanien offiziell zum Beitritt ein

Shqipëria në NATO. Festime pas marrjes së ftesës së anëtarësimit



DW: Sa është përqindja që qeveria Berisha i jep ushtrisë nga buxheti i shtetit? Apo nëse shprehem përrmes një sistemi tjetër referimi, sa përqind nga Prodhimi i Brendshëm Bruto, pra GDP-ja?

Gazmend Oketa: Qeveria i ka akorduar Ministrisë së Mbrojtjes 2% të GDP-së, që është një shifër e konsiderueshme dhe mjaft e mirë edhe në raport me vende të tjera, anëtare të NATO-s. Kjo shifër do të mbetet e tillë deri në viton 2020, duke patur këtu parasysh që edhe ekonomia dhe GDP pëson çdo vit rritjen e vet. Nëse kjo shifër përdoret mirë dhe orientohet në investime të duhura atëherë objektivat e FASH do të përmbushen më shpejt.

DW: A prisni mbështetje financiare për të vazhduar reformat në ushtri nga vendet partnere euro- atlantike?

Gazmend Oketa: Shqipëria ka kaluar fazën e emergjencës dhe tani ne jemi të aftë të përballojmë me mundësitë tona sfidat e anëtarësimit. Natyrisht që, kontributi i partnerëve tanë është i mirëpritur dhe ai po vazhdon. Kontributi më i mirëpritur do të ishte ai për demilitarizimin e vendit. Ndërsa lidhur me modernizimin e ushtrisë mirëpresim kontributin për ngritjen e kapaciteteve njerëzore për të patur kuadro ushtarakë të shkolluar dhe të mirëtreinuar. Pra, është fjala për të patur si aset burime njerëzore që të administrojnë ecurinë e këtij procesi.

DW: Le të kthehemi tek demilitarizimi. Kur do të eliminohet rreziku nga arsenali stok i armëve që ka ndodhen në Shqipëri? Kur ngjarje dramatike si shpërthimi i municioneve në Gërdec nuk do të kenë më asnjë mundësi të ndodhin?

Explosion in der Waffenfabrik in Gerdec, Albanien

Katastrofa në Gërdec



Gazmend Oketa: Sapo kemi përfunduar strategjinë e demilitarizimit të vendit. Është një strategji e përgatitur me shumë kujdes nga ekspertët, një strategji e detajuar që parashikon që deri në vitin 2010 rreziku që vjen nga këto municione të jetë zero. Do të fillojmë me ato armatime që paraqesin një rrezikshmëri më të madhe dhe që janë të depozituaa pranë qendrave të banuara. Kemi një mbështetje të madhe nga aleatët tanë euroatlantikë dhe po përpiqemi të fitojmë çdo minutë që rreziku i ardhur prej këtyre municioneve të tepërta në sasi të eliminohet sa më parë.

DW: A i keni kërkuar mbështetje Gjermanisë në këtë proces?

Deutschland Albanien Franz Josef Jung empfängt Gazmend Oketa

Ministri gjerman i mbrojtjes, Franc Jozef Jung priti homologun shqiptar Gazmend Oketa në 28. Maj 2008 në Berlin



Gazmend Oketa: Jam i sigurtë që ndihma e Gjermanisë nuk do të na mungojë në këtë aspekt. Në takimin që pata para pak kohësh në Berlin me Ministrin e Mbrojtjes DR. Jung ai dhe ushtarakët e lartë gjermanë shprehën mbështetjen e tyre për të ndihmuar demilitarizimin e Shqipërisë dhe shkatërrimin e armëve stoqe.

DW: Deri në samitin e ardhshëm të NATO-s, që pritet të zhvillohet diku nga pranvera 2009, çfarë duhet të dëshmojë Shqiperia dhe Forcat e saj të armatosura?

Gazmend Oketa: Të dëshmojmë se realisht i kemi përmbushur standartet, se vendi ka një stabilitet politik, një ekonomi tregu funksionale, të qëndrueshme. Forcat e Armatosura duhet të vazhdojnë të mbajnë këtë nivel përgatitjeje, stërvitjeje dhe të dëshmojnë se janë të afta të përmbushin me të njëjtin përkushtim si deri më tani misionet paqeruajtëse.

  • Data 10.07.2008
  • Autor Ani Ruci
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/EZim
  • Data 10.07.2008
  • Autor Ani Ruci
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/EZim