1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

OKB: Thirrje paqësore dhe skandali

Në hapje të debatit në Kombet e Bashkuara presidenti amerikan Obama i bëri thirrje bashkësisë ndërkombëtare, të mbështesë procesin e paqes në Lindjen e Mesme. Presidenti iranian Ahmadinexhad shkaktoi sërish skandal.

default

Obama bën thirrje për paqë.

Presidenti amerikan i bëri thirrje izraelitëve, ta zgjasin afatin për ndalimin e ndërtimit të ngulimeve në Bregun Perëndimor të lumit Jordan. Ai kalon më 26 shtator. "Ndalimi i ndërtimit të ngulimeve e ka përmirësuar gjendjen në vend dhe atmosferën e bisdedimeve", theksoi ai.

Presidenti preku edhe grindjen bërthamore me Iranin. Ai deklaroi, se dera e diplomacisë mbetet gjithnjë e hapur nëse Irani do ta shfrytëzojë. Por, tha Obama, Irani duhet të tregojë se programi i vet bërthamor i shërben qëllimeve paqësore.

Skandali i Ahmadinexhadit

Mahmud Ahmadinedschad Millenniums-Gipfel

Deklarata skandaloze të Ahmadinexhadit.

Presidenti iranian Mahmud Ahmadinexhad, i cili e mori fjalën pasdite, mbrojti planet e vendit të tij, prapa të cilave supozohet një program për ndërtimin e bombës bërthamore. Ahmadinexhad deklaroi, se ato i shërbejnë përftimit të energjisë së pastër dhe të sigurt. Përfaqësues të SHBA-së, Gjermanisë dhe të kombeve të tjera u larguan në mënyrë demonstrative nga salla kur Ahmadinaxhadi citoi teori përbetimi, sipas të cilave pas sulmeve të 11 shtatorit 2001 fshihet qeveria amerikane.

Për Bashkimin Afrikan foli paradite kryetari i tij, presidenti i Malavit Bingu Va Mutharika. Ai tha se kontinenti planifikon ndryshime në sektorët e bujqësisë dhe të sigurisë ushqimore, të transportit dhe të përftimit të energjisë si dhe në luftën kundër ndryshimit të klimës. Por Mutharika shtroi edhe kërkesa. Ai tha se vendet afrikane janë të shqetësuara për urdhërarrestin kundër presidentit sudanez Omar Al Bashir. Mutharika kërkoi që urdhërarresti të pezullohet për një vit për të mos rrezikuar përpjekjet për paqe.

Autor: Christina Bergmann/Elert Ajazaj

Redaktoi: Bahri Cani

DW.COM

  • Data 24.09.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/PLdd
  • Data 24.09.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/PLdd