1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

OKB: ndaloni dhunën ndaj grave

Rreth 80% e viktimave të luftës janë persona civilë dhe shumica e tyre gra. Gjatë luftrave gratë jo vetëm vriten, por edhe përdhunohen, keqtrajtohen. Në një seancë, KS të OKB-së nxori një rezolutë për këtë çështje

Rezidenca e OKB-së në Nju Jork me flamuj

Rezidenca e OKB-së në Nju Jork

Një seancë historike, në qendër të së cilës ishte një problem deri tani i lënë pas dore dhuna seksuale si strategji lufte.

"Përdhunimi është një krim, i cili nuk mund të tolerohet."

Me këto fjalë e hapi Kondolisa Rajs debatin e saj përpara Këshillit të Sigurimit. Ajo theksoi se pas debatesh të shumta, nëse kjo është një çështje që ka të bëjë me sigurinë e një vendi, sot mund të thuhet qartë po.

Dhuna seksuale ndaj grave nuk përbën rrezik vetëm për shëndetin dhe sigurinë e vetë grave, por edhe për ekonominë dhe shoqërinë e një vendi. Kondolisa Rajs tha se në shumë vende të botës gratë bëhen pre e një brutaliteti të papërfytyrueshëm. Ajo tha se gjatë konflikteve në Kongo, Sudan apo Birmani gratë dhe fëmijët janë abuzuar dhe përdhunuar prej ushtarëve.

Debati për dhunën seksuale ishte e pazakonshëm edhe për fakti se shtatë nga 20 përfaqësuesit e mbledhur në debat ishin gra, gjë që i dha debatit edhe një karakter emocional dhe personal.

Zëvendëspresidentja e Kroacisë, Jadranka Kosor, tha se edhe në Kroaci kishte pasur përvoja të tilla të turpshme:

"Madje edhe në territorin kroat në mes të Evropës përdhunimet janë përdorur si mjet frikësimi dhe terrori. Përvojat, jo vetëm ato personale, janë të këqia për vendin."

Përfaqësuesja e Britanisë së Madhe, ministrja për luftimin e kriminalitetit, Patricia Skotland, kërkoi që në Këshillin e Sigurimit të raportohet rregullisht në lidhje me dhunën ndaj grave:

"Në mënyrë që të kuptojmë më mirë se si mund të parandalohet dhuna. Një gjë është e qartë, ai që përdor dhunë seksuale duhet të dënohet"

Edhe zëvendëspresidentja e Kroacisë, Jadranka Kosor, kërkoi që ata të mos t'i shpërdojnë dorës së drejtësisë.Ky qe edhe apeli i shumicës së atyre që morën fjalën në debat.

  • Data 20.06.2008
  • Autor Lena Bodevajn/ Nju Jork
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/ENNu
  • Data 20.06.2008
  • Autor Lena Bodevajn/ Nju Jork
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/ENNu