1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

OKB mbyll zyrën në Colombo

Pas protestave të armiqësore Kombet e Bashkuara kanë tërhequr nga Sri Lanka përfaqësuesit e tyre drejtues, dhe kanë mbyllur zyrën në kryeqytetin Colombo.

Ministri Wimal Weerawansa në grevë urie para zyrës së OKB në Colombo.

Ministri Wimal Weerawansa në grevë urie para zyrës së OKB në Colombo.

Sekretari i Përgjithshëm Ban Ki Moon e argumentoi tërheqjen e përfaqsuesve me demonstrimet armiqësore para përfaqësisë së OKB-së në kryeqytet, të cilat drejtoheshin nga ministri i Ndërtimit Wimal Weerawansa.

Është e papranueshme që udhëheqja në Sri Lanka nuk e mbështet punën e OKB-së, citoi një zëdhënës Sekretarin e Përgjithshëm. "Ne kemi pritur që qeveria në Sri Lanka të përmbushë detyrimet e saj që burojnë nga marrëveshja e vendit mikpritës dhe të lejojë që stafi i OKB-së të kryejë punën e tij pa pengesa. Por qysh të martën po shohim se në Colombo janë krijuar pengesa masive që bëjnë të pamundur për personelin tonë të vazhdojë punën", u shpreh Farhan Haq zëdhënës i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së.

Protesta para zyrës së OKB në Colombo.

Protesta para zyrës së OKB në Colombo.

Një ministër hyri në grevë urie pa afat, në shenjë protestë ndaj hetimit të Kombeve të Bashkuara. Sipas një zedhënësi të Partisë Nacionaliste në qeveri, NFF, ministri i Ndërtimit Wimal Weerawansa nisi protestën para ndërtesës së OKB-së në kryeqytetin Colombo. Sri Lanka e konsideron ngritjen e komisionit hetimor nga Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Ban Ki Mun si shkelje të sovranitetit të vendit.

Në maj të vitit 2009 trupat qeveritare mundën më në fund pas 25 vjet luftimesh rebelët tamilë në veri të vendit. Sipas aktivistëve për të drejtat e njeriut vetëm në javët e fundit të luftës civile humbën jetën mijëra civilë, që rebelët i përdorën si mburojë njerëzore.

Autor: Eliana Xhani/ Mimoza Cika Kelmendi

Redaktoi: Aida Cama

  • Data 09.07.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/OFNQ
  • Data 09.07.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/OFNQ