1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

OKB: Mangësi në aspektin e të drejtave të njeriut në Gjermani

Ekspertët e OKB-së shohin mangësi: gratë duhet të mbrohen më mirë, dhe të drejtave të azilkërkuesve dhe të sinti dhe romëve t'u kushtohet më shumë vëmendje.

Pavarësisht nga rezultatet e mira të përgjithshme për situatën e të drejtave të njeriut në Gjermani, ka mangësi të tjera - si dëbimi i azilkërkuesve dhe mungesa e integrimit të romëve dhe sintive. Komisioni i OKB-së për të Drejtat e Njeriut bëri thirrje për një qëndrim më të ashpër kundër racizmit dhe ekstremizmit të djathtë në Gjermani. Komisioni 18-anëtarësh paraqiti në raportin e tij periodik disa aspekte të situatës së të drejtave të njeriut në Gjermani.

Numri i lartë sulmeve raciste kundër hebrenjve, sintëve, romëve, të huajve dhe azilkërkuesve është  "problem serioz" paralajmëroi komisioni. Komisioni shprehu në veçanti keqardhje për diskriminimin e vazhdueshëm ndaj sintive dhe romëve në Gjermani. Gjermania duhet t'u lehtësojë sinti dhe romëve qasjen në arsim, strehim, punësim dhe shëndetësi, kërkuan ekspertët.

Përveç kësaj autoritetet, gjermane duhet të veprojmë më me vendosmëri kundër propagandës ekstreme të djathtë, thirrjeve për urrejtje racore në media, sidomos në internet. Faqet përkatëse ne internet duhet te monitorohen më me mprehtësi.

Po ashtu ekspertët shprehën shqetësimin e tyre në lidhje me një trajtim disproporcional të ashpër nga ana e policisë ndaj të dyshuarve dhe nga rojet e burgut ndaj të burgosurve. OKB-ja shprehu shqetësim edhe për kushtet e papranueshme për të moshuarit në azilet e pleqve. Pacientë që vuajnë nga demenca i lidhin në shtrat ose në dhoma të mbyllura ku mbahen praktikisht si të burgosur.

Sipas ekspertëve të OKB-së për të drejtat e njeriut Gjermania duhet të bëjë po ashtu më shumë për të parandaluar dhunën kundër grave. Shqetësim të veçantë përbën "niveli i lartë i dhunës, ndaj së cilës janë të ekspozuara gratë me prejardhje imigrante, veçanërisht ato me prejardhje turke dhe ruse," thuhet në raportin e OKB-së të botuar në Gjenevë.

Ekspertët e OKB-së kritikuan më tej edhe faktin që gratë  ende diskriminohen në ambientin e punës në Gjermani. Shpesh ato marrin për të njëjtën punë shumë më pak pagë sesa homologët e tyre meshkuj.