1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

OKB-ja: Të ndërpriten menjëherë sulmet ndaj civilëve në Libi

OKB-ja është mjaft e shqetësuar për gjendjen në Libi - gjatë luftimeve mes trupave të Gadafit dhe kundërshtarëve të regjimit ka pasur mjaft viktima, kryesisht në qytetin Misrata.

default

Në sfondin e vazhdimit të luftimeve të përgjakshme në Libi Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki Moon ka kërkuar gjatë një bisede në telefon me ministrin e Jashtëm libian, Mussa Kussa që t' i jepet fund menjëherë sulmeve ndaj civilëve në Libi. Ban paralajmëroi qeverinë në Tripoli se çdokush që do të shkelë të drejtën ndërkombëtare do të nxirret para drejtësisë. Ndërkohë luftimet në shtetin afrikanoverior vazhdojnë. Njoftohet, se diktatori libian Muamar al Gadafi do të lejojë futjen në Libi të një ekipi të OKB-së për të vëzhguar gjendjen humanitare në vend.

Luftime të ashpra në qytetin Misrata

Massenflucht aus Libyen

Refugjatë duke u larguar nga Libia

Trupat e qeverisë po përpiqen që të rimarrin qytetet përgjatë bregdetit, të cilat u morën më parë nga forcat e rezistencës. Sipas njoftimeve të korrespondentëve ushtria libiane të dielën (06.03.2011) ka hapur një front të ri ndaj kryengritësve në Misrata, rreth 150 km. larg kryeqytetit Tripoli. Në Misrata, qyteti i tretë për nga madhësia po zhvillohen luftime të ashpra. Trupat e Gadafit kanë përdorur sërish helikopterë, avionë ushtarakë dhe tanke. Këshilli Kombëtar i formuar me kundërshtarë të Gadafit ka kërkuar ndalimin e sulmeve ndaj civilëve dhe krijimin e një zone ndalimfluturimi. Ministri amerikan i Mbrojtjes Robert Gates u shpreh i përmbajtur lidhur me këtë kërkesë. Kryetari i Komisionit të Jashtëm të Bundestagut, Ruprecht Polenz (CDU) e konsideron si tepër të rrezikshme nga ana politike vendosjen e një zone ndalimfluturimi në Libi "pa mbështetjen e së paku një vendi islamik". Përveç kësaj nevojitet një vendim i Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara ka thënë Polenz për radion gjermane "Deutschland Radio". "Së dyti për këtë nevojitet edhe gatishmëria e disa vendeve, që do të ishin në gjendje ta zbatonin vendimin. Duhet pasur kujdes nga ana politike që të shmanget përshtypja sikur vetëm Perëndimi po përzihet në punët e brendshme të Libisë", ka thënë Polenz.

Sulmet e përgjakshme mes dy kampeve, pro dhe kundër Gadafit rrezikojnë të marrin përmasat e një lufte civile që mund të zgjasë. Televizioni shtetëror njoftoi për rimarrjen e Misratës dhe të disa qyteteve të tjera, gjë që kryengritësit e përgënjshtruan. Pavarësisht nga këto zhvillime në qendër të Tripolit të dielën u mblodhën rreth 2000 përkrahës të Gadafit. Ata valëvisnin flamujt dhe qëllonin në ajër.

Libyen Proteste

Protesta në Tripoli

Një ekip i BE-së udhëton drejt Libisë

E ngarkuara e BE-së për Politikën e Jashtme, Catherine Ashton dërgoi një ekip hulumtimi në Libi për të vlerësuar gjendjen aktuale në vend. Ky është misioni i parë ndërkombëtar i këtij lloji qëkurse kanë nisur trazirat. Tunzia, Algjeria dhe Egjipti me mbështetjen e BE-së dhe të SHBA-së i kanë intensifikuar përpjekjet për të pranuar refugjatë nga Libia fqinje. Sipas të dhënave të OKB-së deri tani për shkak të luftimeve në Libi janë arratisur gati 200.000 vetë. Shumica e refugjatëve janë punëtorë emigrantë. Por edhe vet libianët janë detyruar të marrin arratinë për shkak të luftimeve mes përkrahësve dhe kundërshtarëve të regjimit të Gadafit, vuri në dukje Komisarja e BE-së Kristalina Georgieva.

Autor: L. Arapi (dpa, ap, reuter)

Redaktoi: V. Filaj-Ballvora

DW.COM

  • Data 07.03.2011
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/10UZi
  • Data 07.03.2011
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/10UZi