1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

OKB-ja konfirmon se ka pasur krime në Lindjen e Afërme

Ushtarët izraelitë dhe palestinezët radikalë kanë bërë krime para 9 muajsh, thuhet në raportin e OKB-së, të publikuar para dy javësh. Qeveria izraelite i hedhë poshtë akuzat, organizatat palestineze i konfirmojnë ato.

default

Gaza - këtu ka pasur krime

Zyra e qendrës Al Mezan, për të drejtat e njeriut në qytetin e Gazës. Mahmoud Abu Rahma, zëdhënësi i organizatës, është i ulur në tavolinën e tij të punës dhe duket i lodhur: Gjatë gjithë natës ai dhe kolegët e tij kanë lexuar raportin prej 575 faqesh të Komisionit të OKB-së, për të Drejtat e Njeriut, lidhur me luftën në Gazë.

"Ky është njëri nga mandatet më të rëndësishme, që ka dhënë OKB-ja, për të hetuar shkeljet e rënda të të drejtave të njeriut dhe të drejtën ndërkombëtare në territoret palestineze. Unë personalisht jam i lehtësuar, që raporti është gati, që bashkësia ndërkombëtare ka vendosur të bëjë një hap përpara. Megjithatë ne kemi ndjesinë, që ky është një hap i vetëm dhe tani duhet të bëhet e qartë, se çfarë do të bëjë bashkësia ndërkombëtare me faktet, që përmban ky raport", theksoi ai.

Proteste gegen Kämpfe in Gaza im Libanon

Protesta kundër luftës

Raporti konfirmon pohimet e organizatave palestineze dhe izraelite

Ata ndjehen të përforcuar në mendimin e tyre nga raporti i OKB-së. Sepse raporti konfirmon hetimet dhe hulumtimet e organizatave palestineze, izraelite dhe ndërkombëtare të të drejtave të njeriut. Sipas tyre Izraeli dhe milicët e armatosur palesitenzë gjatë luftës në Gazë kanë shkelur të drejtën ndërkombëtare. Njëkohësisht raporti i OKB-së hedh poshtë qartë pretendimin e qeverisë izraelite, se aksionet e saj ushtarake dhe politike ishin në përputhje me të drejtën ndërkombëtare. Mahmoud Abu Rahma nga qendra Al Mezan për të drejtat e njeriut: "Deri tani Izraeli refuzon të hetojë me efektivitet veprimet e forcave të veta të armatosura në Gazë. Unë mendoj, se do të ishte me pasoja, nëse bashkësia ndërkombëtare nuk ndërmerr hapa efektive për të garantuar, që ata të cilët kanë shkelur të drejtën ndërkombëtare dhe të drejtat e njeriut në Gazë, të japin llogari për veprimet e tyre."

Autor: Clemens Verenkotte/Vilma Filaj Ballvora

Redkatoi: Bahri Cani

  • Data 29.09.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/JtJu
  • Data 29.09.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/JtJu