1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

OKB-ja i jep dritë jeshile kërkesës së Serbisë për pavarësinë e Kosovës

Qeveria serbe shpreson se Gjykata Ndërkombëtare në Hagë do ta shpallë të pavlefshme pavarësinë e Kosovës. Mali i Zi dhe Maqedonia pritet të njohin sot pavarësinë e Kosovës.

Selia e OKB-së në Nju-Jork

Selia e OKB-së në Nju-Jork

Asambleja e përgjithshme e OKB-së i dha dritë jeshile kërkesës së Serbisë që Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë të vlerësojë ligjshmërinë e shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Për propozimin serb votuan 77 shtete, kundër ishin gjashtë, 74 abstenuan, ndërsa përfaqësuesit e 35 vendeve nuk morën pjesë në votim.

Ministri i Jashtëm serb, Vuk Jeremiq, u shpreh për një ditë të madhe të fitores së drejtësisë.

"Është ky një konfirmim i parimeve të larta të legjitimitetit dhe jo konfrontim. Vendimi do t'i kontribuojë shtensionimit të gjendjes në rajon dhe do të forcojë përpjekjet për pajtim. Serbia beson se dërgimi i çështjes në Gjykatën Ndërkombëtare do të evitojë mundësinë që Kosova të shërbejë si rast precendent, të cilin mund ta shfrytëzojnë të gjitha lëvizjet seperatiste në mbarë botën", - theksoi Jeremiq.

Gjatë debatit pati edhe deklarata të ashpra kundër iniciativës serbe, me shpjegimin se ajo nuk i kontribuon qetësimit të situatës dhe paqes në rajon.

Përfaqësuesit e Kosovës nuk patën të drejtën e pjesëmarrjes në debatin e zhvilluar në OKB. Presidenti Fatmir Sejdiu dhe kryeministri Hashim Thaçi menjëherë pas vendimit zhvilluan një konferencë të përbashkët shtypi në Prishtinë ku e quajtën të keqe iniciativën serbe.

Ata thanë se shpresojnë se Kosova do të ketë të drejtën e paraqitjes së argumenteve të veta para Gjykatës Ndërkombëtare dhe do të argumentojë drejtësinë e shpalljes së pavarësisë.

Vendimet e Gjykatës ndërkombëtare nuk janë të obligueshme, por kanë vetëm karakter këshillues. Sejdiu the Thaçi pohuan se megjithë këtë votim, procesi i njohjes së pavarësisë do të vazhdojë në një të ardhme shumë të shpejtë.

Kryeministri Thaçi bëri të ditur se prej dje edhe Sllovakia dhe Rumania u janë bashkangjitur vendeve të cilat njohin pasaportat e Kosovës.

Qeveria e Malit te Zi do te paraqesë ne mbledhjen e sotme vendimin per pranimin e pavaresise se Kosoves. Burime ta aferta me qeverine thone se çdo gje eshte e gatshme qe kabineti Gjukanoviq ta njohë sot zyrtarisht pavaresine dhe te vendosë marrëdhënie diplomatike me Prishtinen.

Edhe parlamenti i Maqedonisë zhvillon sot (09.10) një debat për rezolutën e propozuar nga partite shqiptare, BDI dhe PDSH për njohjen e pavarësisë së Kosovës. Shefi i grupit parlamentar të BDI-së, Tahir Hani i dorëzoi mbrëmë parlamentit rezolutën për njohjen e pavarësisë së Kosovës, e cila është nënshkruar edhe nga deputetët e PDSH-së, kryetari saj Menduh Thaçi dhe sekretari i përgjithshëm Imer Aliu, në cilësinë e deputetëve. Sipas burimeve te partise BDI , pritet qe rezoluta të kalojë pa kundërshtime edhe nga partitë politike maqedonase.

  • Data 09.10.2008
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/FWnY
  • Data 09.10.2008
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/FWnY